pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetganobetsezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Mori pjesë në aktivitetin e LSI-së, të nesërmen hiqet nga puna

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Dashmir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë, denoncon heqjen nga puna pa asnjë motiv, por sipas tij, vetëm për arsye politike. Ai thotë se njoftimi për shkarkimin i erdhi pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së, në njësinë numër 11-të.

Cara tregon se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve është me probleme shëndetësore dhe paga e tij si dezinfektor është e ardhura e vetme me të cilën mbahet familja.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikon me drejtorin Dritan Ulqinaku për t’i kërkuar shpjegime, por drejtori nëpër dhëmbë i përmend performancën në punë.

Në një ballafaqim të punonjësit me drejtorin, e cila arrin të filmohet, ky i fundit, pasi dyshon se mund të jetë duke u përgjuar, e këshillon të hedhë në gjyq ministrinë sepse shkarkimi është bërë me urdhër.

Dashmir Cara ftohet në studion e emisionit “Stop” dhe tregon se çfarë i tha drejtori në bisedën konfidenciale. Ai betohet mbi “statutin e Stop” se nëse kthehet në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake.

Emisioni “Stop” kujtoi skandalin e ish – ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili shkarkoi vartësin, Çlirim Hajdarmatajn vetëm se nuk shkoi në mbledhjen e partisë, duke i “uruar” madje suksese në jetë. Çështja e Dashmir Carës është mjaft e ngjashme me atë të Çlirimit.“Unë iu drejtova emisionit ‘Stop’ sepse prej 3 vitesh kam qenë në punë te Drejtoria e Shëndetit Publik dhe mbrëmë, rreth orës 16:20, më njoftojnë që isha i pushuar nga puna. Më përpara kam qenë pjesë e një bindjeje partiake, kam qenë koordinator i LSI-së në një zonë në Paskuqan.

Mendoj se ma kanë bërë për punë bindjesh se nuk ka arsye. Unë në profil kam qenë dezinfektor, kam bërë edhe punë të tjera si mirëmbajtje sepse jam nevojtar.

Kemi 3 fëmijë në shtëpi, mbi të gjitha kam edhe një invalid me paralizë cerebrale spastike. Aktualisht asnjë nuk punon, vetëm djali merr ndihmën e invaliditetit. Para një jave kam patur një takim me strukturat e LSI-së, jo në zonën time, në zonën 11 dhe aty mesa duket më ka kapur kamera.

Gjersa këta s’kanë lënë asnjë lloj arsye për shkarkim, unë jam shumë i bindur që kjo është bërë politike. Ka kaq kohë që ka largime, jo masivisht, por mbrëmë është bërë batërdia, kanë shkarkuar 5 a 6 veta pa motivacion fare.

Nëqoftëse ata janë prindër dhe e kuptojnë ç’do të thotë prind, të më rikthejnë në punë, aty ku kam qenë. Nuk dua gjë tjetër dhe i premtoj që nuk do më shohin në asnjë parti se nuk më shkon më mendja për parti se po bëhet fjalë për bukë. Nuk bëhet fjalë për drejtor apo shef administrate, unë kam qenë nëpunësi më i ulët. Po të pyesësh te puna jonë, dezinfektuesi është niveli më i ulët i punës”.

Dashmiri tregoi në studion e emisionit “Stop” që ka marrë pjesë në aktivitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 21 Janar, që ka qenë ditë e diel, në orën 18:30.

Gazetarja komunikoi me Drejtorin e ASHR-së, Dritan Ulqinaku për shkarkimin e Dashmirit nga puna pa asnjë motiv dhe nëse kjo ka ardhur si pasojë e bindjeve të tij politike.

“Absolutisht jo! Motivi ka qenë performanca në punë. Janë disa shkelje që janë flagrante. Ky person di që ka marrë vërejtje edhe më përpara, ka edhe shkelje flagrante”.Denoncuesi u ballafaqua me drejtorin, i cili e kuptoi që po përgjohej, ndaj e mori veçmas dhe i sugjeroi të hidhte në gjyq ministrinë, pasi shkarkimi i tij është bërë me urdhër.

Punonjësi ASHR: U mërzita pak me thanë të drejtën, po edhe ndoshta të kam mërzit me ato mesazhe budallalliqe, ça ishin ato. Problemi mo drejtor…

Drejtori ASHR: Unë nuk jam mërzit, por nuk kam ça të bëj.

Punonjësi ASHR: Po mirë, mo drejtor…

Drejtori ASHR: Të jesh koshient…

Punonjësi ASHR: A ma ka bo Pjerini, a kush ma boni? Të paktën, copë bre vlla! Të kam vëlla, më kupto drejt! Jam me 3 kalamaj në shpi. Janë t’u heq bukën e tre fëmijëve, ti e ke parasysh! Dy fëmijë të rregullt dhe një invalid, sa për dijeni.

Drejtori ASHR: Unë i di këto gjëra.

Punonjësi ASHR : Po mirë mo drejtor, në rregull! Motivacionin të paktën se aty s’ka as motivacion, asgjë.

Drejtori ASHR: Hajde içik! Hiqe içik xhupin!Punonjësi ASHR: Faleminderit shumë!

Drejtori ASHR: Këtë, e ke të sqarume.

Punonjësi ASHR: Po më ngelin tre fëmijë pa bukë.

Drejtori: E ke të sqarume, mo vlla. Sa më shpejt, mos u vono!

Punonjësi ASHR: Nejse, faleminderit prej teje, për sa mundësi ke pas! Faleminderit! Unë e pritsha atë punë. Të përshëndes jashtë mase!

Dashmir Cara rrëfeu në studion e emisionit “Stop” se drejtori i ASHR-së i tha që ministria i kishte vendosur kusht që njëri prej tyre do të shkarkohej nga puna, ndaj nuk ishte në dorën e tij. Dritan Ulqinaku pretendoi që i kishte bërë nder, pasi i dha mundësinë për ta çuar çështjen në gjyq dhe të fitonte pagat e një viti, pasi pati shkarkim të menjëhershëm.Emisioni “Stop”, nëpërmjet një donatori, i ofroi Carës një shumë parash për të vazhduar jetesën deri në momentin që do të mund të punësohet sërish, në mënyrë që të mos shqetësohet për 3 fëmijët e tij.

Tags: aktivitetinhiqetLSI-sëmorinesërmenpjesëpuna

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

23:03 | 17/07/2026
Aktualitet

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026
Aktualitet

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026
Next Post

Duka: Janë tre arsye pse duhet të vazhdoj, Fino: Je i konsumuar, s’ka pastërti

Dokumenti/Basha: Xhafaj mashtrues, Seitaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë

Rama? Fino: S’kam pse marr leje, Duka: Bashkëpunim sipas rregullores







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

by mirseda
23:03 | 17/07/2026
0

Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke...

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026

”Ndjesa e një monstre”, Berisha për ministres serbe: Të shpallet ”non-grata”

22:38 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

22:02 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com