Moderatorja që mbulon fushën e sportit, Qëndresa Krelani do të jetë e ftuar këtë mbrëmjen në emisionin “Xing me Ermalin”.
Qëndresa do të dalë bashkë me motrën e saj, këngëtaren e njohur, Flaka Krelani për të folur për punën e saj si moderatore sportive, por edhe për të ndarë disa detaje për jetën e saj private.
Në promon e emisionit, Qëndresa shfaqet në një sekuencë ku flet për mashkullin e saj ideal.
“Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur. Bukuria është për femra. Mashkullit duhet t’i vijë era djersë”, deklaroi Qëndresa.
Kjo përgjigje ka shkaktuar mjaft të qeshura në publik.