E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Mjekët refuzuan ta ndihmonin, ministria reagon pas vdekjes së 53-vjeçarit

Pas vdekjes së Lutfi Çekirit, 53-vjeçarit që humbi jetën pasi nuk u ndihmua nga mjekët QSUT dhe Spitali Ushtarak, duke e “sorollatur” sa në një spital në tjetrin ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se ministria ka ngritur një grup pune që po heton dy spitalet në vendin tonë. Një informacion i tillë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet L.Ç, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT.  Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetesise siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha  nivelet e kujdesit mjekësor”,-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...