Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mjekët: Presidenti Trump në gjendje shumë të mirë shëndetësore

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mjekët: Presidenti Trump në gjendje shumë të mirë shëndetësore

Një grup mjekësh që po trajtojnë Presidentin Donald Trump, i cili është infektuar nga COVID-19, dhanë një vlerësim optimist të shtunën rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Këtë mëngjes gjendja shëndetësore e Presidentit është shumë e mirë“, u tha mjeku i tij, Sean Conley gazetarëve të shtunën në mesditë gjatë në konference në pjesën e përparme të Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”.

Ndërkohë shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se “organet jetësore të Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për sa i përket kujdesit ndaj tij”. Ai shtoi se: “Nuk jemi ende në një rrugë të qartë drejt rimëkëmbjes së plotë“.

Mjeku personal i presidentit, Sean Conley tha se aktualisht ai dhe ekipi i mjekëve që po e trajtojnë zotin Trump, janë jashtëzakonisht të lumtur me progresin që ka shënuar gjendja shëndetësore e tij.

Mjeku tha se ishte e paqartë se edhe për sa kohë do të duhet që presidenti të qëndrojë në spital dhe se ai aktualisht nuk po merrte oksigjen. Zoti Conley nuk u përgjigj pyetjes nëse në ndonjë rast zoti Trump kishte marrë oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Zoti Conley tha gjithashtu se ishte ai që kishte rekomanduar që zoti Trump të shtrohej në spital, kjo si masë paraprake për të parandalur cdo ndërlikim.

“Aktualisht ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të kënaqur me përparimin e gjendjes shëndetësore të presidentit. Të enjten, ai kishte një kollë të lehtë, rrjedhje të lehtë hundësh e lodhje, të gjitha këto akualisht po përmirësohen“, u tha zoti Conley gazetarëve gjatë një komunikimi me ta në ambjentet jashtë spitalit.

“Ne po e monitorojmë atë nga afër për ndërlikime ose nga sëmundja e koronavirusit ose terapitë që po kryejmë për ta bërë atë të ndihet më të mirë”, tha doktor Sean Dooley.

“Ai është në humor jashtëzakonisht të mirë” shtoi ai, duke shpjeguar se kur ekipi i mjekëve përfundoi vizitën të shtunën në mëngjes, presidenti u kishte thënë se: “E ndjej se jam në gjendje të dal prej këtej, që sot“.

Ekipi i mjekëve nuk pranoi të hynte në detaje mbi diagnozën e presidentit në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Zoti Conley tha se presidenti Trump po kryente çdo ditë ekzaminime, por kur u pyet nëse ishte vënë re ndonjë dëmtim mushkërish, ai nuk pranoi të “hynte në specifika rreth gjetjeve”.

Ekipi i mjekëve vuri në dukje se dita e shtatë deri në atë të 10-të janë më shqetësueset për pacientët me koronavirus.

Menjëherë pas konferencës për shtyp zoti Trump shkruante në Twitter se “Mjekët, infermierët, të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore Walter Reed si dhe të tjerë nga institucionet të ngjashme, janë të jashtëzakonshëm“.

Të premten vonë në mbrëmje Presidenti Donald Trump, i cili është shtruar në spital për shkak të infektimit nga COVID-19, në një postim në Twitter shkruante, “Mendoj se po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Presidenti Trump ndërsa shprehu mirënjohje.

Mjeku i presidentit Sean Conley tha të premten në mbrëmje se: “Jam i lumtur të raportoj se Presidenti është shumë mirë. Nuk është e nevojshme t’i jepet oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët kemi zgjedhur të fillojnë terapinë me ilaçin remdesivir. Ai e ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë”.

Komentet e tij u bënë të ditura nëpërmjet një deklarate të sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

Presidenti Trump u transportua me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në një spital ushtarak aty pranë të premten pasdite, ku pritet të qëndrojë për të paktën disa ditë.

Përpara se të hipte në helikopter Presidenti i përshendeti me dorë disa here gazetarët që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas u nis drejt Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Bethesda të shtetit të Marilendit. Ai do të punojë nga spitali në ditët në vazhdim.

“Me qëllimin për të treguar kujdes dhe shmangur çdo rrezik, sipas rekomandimeve të mjekut të tij dhe ekspertëve, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme”, thuhej në deklaratën e zonjës McEnany.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ketë transferim të pushtetit nga Presidenti Trump tek Nënpresidenti Mike Pence./VOA/

 

pic.twitter.com/B4H105KVSs

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 2, 2020

Tags: Donald Trumpkoronaviruspresident

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

22:54 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran
Bota

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Next Post
Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Ministri serb ironizon Ramën: Më tepër e kujtojmë për çorapet e shqyera sesa për idetë

Ministri serb ironizon Ramën: Më tepër e kujtojmë për çorapet e shqyera sesa për idetë

Manjani përgëzon Lleshajn: I dha një “grusht” të rëndë propagandës që sundon

Manjani: Politikanët shqiptarë hanë si europianë, flasin si amerikanë e sillen si turq







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com