Manjani: Politikanët shqiptarë hanë si europianë, flasin si amerikanë e sillen si turq

Për ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Shqipëria ka nevojë për një politikë thellësisht europiane.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se Europa është objektivi dhe modeli që duhet të ndjekim.

Por, sipas tij mungojnë parti e politika Europiane, pasi politikanët shqiptarë hanë si Europianë, flasin si Amerikanë e sillen si Turq.

Manjani thotë se nëse duam të ndryshojmë vendin tonë të përbashkët do të duhet ta projektojmë shtetin, demokracinë dhe ekonominë sipas modelit europian.

Postimi i Manjanit në Facebook

Mbetem i bindjes së Shqipëria ka nevojë për një politikë thellësisht Europiane.  Jo vetëm në vokacion, por edhe në programim e projektim të shtetit, demokracisë dhe ekonomisë sonë. Europa duhet të jetë modeli.

Një politikë Europiane nuk është dëshirë, por detyrë për vendin. Ne jetojmë, ushqehemi, sillemi e ndërtojmë marrëdhënie gjithfare në Europë. Jemi gjeografikisht Europianë, jo euro-aziatikë…

Nuk kam asgjë me “dashuriçkat” me Amerikën apo me Turqinë e ndonjë vend tjetër, por Europa është e sotmja dhe ardhmja. Nëse e sotmja dhe e ardhmja do kërkojë heqjen dorë nga këto “dashuriçka”, duhet bërë.

Insistoj që Europa është objektivi dhe modeli që duhet të ndjekim. Jo vetëm për ambasadën në Israel, por për çdo gjë. Përfshi edhe 5G… Çdo gjë absolutisht.

Se nuk ka kuptim të braktiset Schengeni për sajesa me minischengen dhe kjo të quhet sukses, qoftë dhe me letër nga Amerika!!! Kjo do të thotë të mbash në copë m… në gojë që të dukesh si bythë…

Karanavalet apo politika e drejton këtë vend?!

Për fat të keq sot mungojnë parti e politika Europiane. Politikanët Shqiptarë hanë si Europianë, flasin si Amerikanë e sillen si Turq…

Nëse duam të ndryshojmë vendin tonë të përbashkët do të duhet ta projektojmë shtetin, demokracinë dhe ekonominë  sipas modelit Europian. Qoftë edhe sipas modelit të një shteti Europian.

Me shpikje e racionalizime lindje-perëndim nuk shkohet më askund.

Mbetem i bindjes së Shqipëria ka nevojë për një politikë thellësisht Europiane. Jo vetëm në vokacion, por edhe në…

Publiée par Ylli Manjani sur Samedi 3 octobre 2020