Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Artan Fuga letër të hapur politikanëve: 15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb!

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mendimet e mia u censuruan”, Artan Fuga shpërthen në Komision

Akademiku Artan Fuga i ka drejtuar një letër të hapur elektoratit dhe politikanëve, në të cilën rreshton 15 pika të cilat sipas tij janë të panegociueshme nëse duan institucione dhe komb.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga shprehet se takimi me OSBE për reformën zgjedhore ishte një dështim. Kjo sipas tij, jo nga largimi i opozitës por sepse klasa politike duhet ta mbledhë mendjen, teksa shton se populli i ka braktisur zgjedhjet sepse i ka kuptuar që janë farsa elektorale.

Postimi i plotë:

Mjaft show-t me kod zgjedhor!
———
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!

Në vëmendje të ambasadorit të OSBE shkëlqesisë së tij zotit Borschart!

15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb!

Takimi me ndërmjetësimin e OSBE ishte një dështim. Por, jo sepse iku ky dhe erdhi ai. Ato janë shfaqje estrade.

Klasa politike ka nevojë t’a mbledhi mendjen! Populli në votimet e fundit i braktisi zgjedhjet. Jo për këtë ose për atë, zgjohuni, por sepse e ka kuptuar se ato janë farsa elektorale. Nuk janë votime, as zgjedhje.

Kështu do të bëjë edhe për zgjedhjet për deputet.

. Zgjedhje ku mjaftojnë të votojnë katër a pesë kryetarë partish dhe quhen legjitime nuk do më njeri!

. Zgjedhje ku deputet të bën vet kryetari i partisë si i do prapanica, nuk të vjen më njeri. Nuk pranon më kush të bëhet budalla gjithe jetën! 30 vjet budalla hajde pranohet, por gjithë jetën është pak si shumë! U be një shekull që nuk kemi votuar njëherë tamam!
Turp! Shame!
. Zgjedhje ku deputetë bëhen anëtarë të qeverisë si kandidatë për deputetë dhe me vetura, nëpunës pas vetes, nuk i ha më njeri. Kush do të bëhet deputet të zbresi nga kali, nga gomari, a nga Benzi gjatë fushatës!
. Ne duam që vota jonë të shkojë te kandidati për deputetë që duam si person, jo votën e hedhur për Hasanin ta marri Hyseni!
Mjaft me këto lojra idiote!
. Rregullat e brendshme të partive për grupet e tyre të deputetëve janë krejt antikushtetuese! Mortja që nuk na ha! I Quajnë grupet e deputetëve struktura të partive politike! Dhe thonë se ka ndryshuar rregjimi në Shqipëri. Ne jemi akoma në 1946 në votimin me gogla mo. Ore ne e mbyllim një sy, por ju na kërkoni të heqim trurin!
. Votime ku administrata voton si ushtri kazerme për vendin e punës, as mos i quani votime.
. Partia demokratike me këtë kod ose si ky pastaj mos qarravitet duke thënë : Eeeeeee, na voooodhën zgjeeedhjet!
Për shumë opozitarë nuk ka më histori në politikë pas këtyre zgjedhjeve! Do të dalin nga historia me turp! Treni i fundit i periferisë i orës 24 e 5 minuta! Treni tjetër nuk ka ! Besoj e dinë!
. Zgjedhje ku një horr pse ka logon e një partie me një deputet në Kuvend të ketë privilegje në fushatë krahasuar me një njeri të ndershëm që e duan qytetarët, pa parti, as mos u shkojë ndërmend të bëni!
. Mjaft lekët tona për partitë kryesore, por garë e barabartë elektorale për të gjitha partitë!
. OSBE qe takon individë pa kritere të qarta pranie aty e ka krejt gabim.
. OSBE duhet të konsultojë ekspertët asnjanës jo ata që bëjnë si ekspertë dhe në fakt rrinë poshtë tavolinave të partive duke parë me venerim pjesët e poshtme të trupave të kryetarëve.
. Nuk ka pikë kuptimi që takimin për kodin zgjedhor ta bëjnë me deputetë sepse është konflikt i pastër interesi. Unë jam deputet unë bëj kodin për atë se kush do të jetë deputet! Me këtë mënyrë deputetët rrinë derisa të vdesin, edhe pas vdekjes deputet, mandati i Merkelit nuk është asgjë para jetëgjatësisë së tyre si deputet.
. Ata kolltukofagë që kanë ardhur nga listat në Kuvend nuk kanë punë me kodin zgjedhor. Të përcaktojnë se me cilën partinë janë pastaj. Kodi në fuqi nuk u jep atyre asnjë të drejtë të fusin hundët dhe duart në kodin zgjedhor.
. Kurse deputetët që kanë thyer politikën e partisë së tyre të formojnë një parti dhe të paraqiten me një sigël. Lojën hipokrite dhe e ndyrë që edhe të jenë deputetë nga listat e një partie dhe të mos e njohin atë parti nuk e hamë dot si zgjedhës dhe qytetarë me dy paré mend në kokë!
. Nëse OSBE, elektorati, dhe ca burra e gra që ende janë në politikë pajtohen me këtë maskarallik atëhere që tani zgjedhjet janë të trukuara rëndë, janë çorbë derri.
Mos na vidhni mandatet!
Po na vodhët mandatet ne do të shesim votat!

Dhe pastaj qurravitemi nëpër bundestaget e Evropës : Amani mo na pranoni!

Këtu fillon pranimi përndryshe përgjegjësia i kap të gjithë, pa përjashtim, edhe OSBE, edhe partitë, edhe deputetët, edhe intelektualët, edhe vetë qytetarët!

Mjaft u tallët me ne kemi muaj e muaj pa institucione!

Me një kod fallco ne nuk votojmë më!

Gjithë shqiptarët sot që nuk janë në konflikt interesi i nxjerrin gjuhën politikës, tallen me të, shfryjnë kundër saj nën zë ose hapur në rrugë, kafene e gjithandej.

Këtu kemi arritur?
Kështu e çuam dëm demokracinë ku kishim aq shumë shpresa!
Po shtohen frikshëm shqiptarët që duan diktaturë!
A e mendoni!
Unë i kam të gjitha provat përsa kam shkruar!

Me konsiderata,

Artan Fuga

Qytetar

Tags: artan fugaelektoratiKod zgjedhorLetërShow

TË LIDHURA

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Zjarri në fermën në Çërravë, Xhakolli premton dëmshpërblim për humbjen e 170 bagëtive
Politikë

Zjarri në fermën në Çërravë, Xhakolli premton dëmshpërblim për humbjen e 170 bagëtive

17:38 | 10/10/2025
Vendimi i GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës më 17 tetor
Politikë

Vendimi i GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës më 17 tetor

16:38 | 10/10/2025
Next Post
Programe studimi në SHBA/ Cakaj: Qeveria akordon fondin 150 mijë euro për ekselentët

Programe studimi në SHBA/ Cakaj: Qeveria akordon fondin 150 mijë euro për ekselentët

Ndarja nga jeta e ish-presidentit francez/ Meta: Luftoi për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë

Ndarja nga jeta e ish-presidentit francez/ Meta: Luftoi për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë

Video/ Turqia ‘shkundet’ nga një tërmet i fuqishëm, njerëzit në panik dalin në rrugë

Video/ Turqia 'shkundet' nga një tërmet i fuqishëm, njerëzit në panik dalin në rrugë







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

by mirseda
18:15 | 10/10/2025
0

Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë....

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

18:11 | 10/10/2025
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

17:43 | 10/10/2025
Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

17:41 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com