Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mitsotakis iu rikthye Marrëveshjes së Detit si kusht/ Rama nesër në Athinë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mitsotakis iu rikthye Marrëveshjes së Detit si kusht/ Rama nesër në Athinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen ditën e nesërme në Athinë ku do të diskutohet ndër të tjera edhe për çështjen e detit. Kreu i qeverisë greke i është rikthyer Marrëveshjes së Detit me Shqipërinë të 2009-ës dhe ia vendos si kusht Tiranës zyrtare për mbështetje në hapjen e negociatave. Mësohet se kjo temë, por dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, do të bisedohen në takimin që Kryeministri Rama do të zhvillojë në Athinë të martën me homologun grek Mitsotakis, në kuadër të samitit botëror arab, ku do të marrin pjesë edhe kryeministra të tjerë të rajonit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në qytetin e Selanikut u shpreh në fjalën e tij se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën vëzhgim për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

“Duke mos rrezikuar as më të voglin destabilizim në rajon, do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve të tyre”, ka theksuar Mitsotakis, duke shtuar se Athina favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me kusht që ato të plotësojnë detyrimet e tyre.

“Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria, duke dhënë në këtë mënyrë një dorë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga europiane e Shqipërisë, është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij”, ka deklaruar Kryeministri grek sipas “Top Channel”.

Kreu i qeverisë greke, për herë të parë prej ditës kur erdhi në pushtet, ka bërë thirrje edhe për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimin e zonave ekonomike ekskluzive në detin Jon.

“Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë, si dhe qasja e sinqertë për përcaktimin e zonave ekonomike ekskluzive të të dy vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëherë Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis. Në të njëjtën gjatësi vale ishin deklaratat e Mitsotakis edhe për fqinjin verior, që zhvillon zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të vitit që vjen, duke kujtuar se vërtet partia e tij dhe ai vetë nuk ishin dakord me Marrëveshjen e Prespës, por ai do ta zbatojë atë dhe të njëjtën gjë do të kërkojë edhe nga qeveria e Shkupit. /TCH

Tags: Athineedi ramakushtmarreveshje

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Politikë

Fatmir Hysenbelliu, takime në Mynih me Luigi Di Maio dhe ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

20:55 | 13/02/2026
Next Post
“Jam kërcënuar në zyrë!”/ Ruçi merr masat ndaj Rudina Hajdarit

"Jam kërcënuar në zyrë!"/ Ruçi merr masat ndaj Rudina Hajdarit

“Më keni kërcënuar me sms”, Gjuzi përplaset me Ruçin

"Më keni kërcënuar me sms", Gjuzi përplaset me Ruçin

rest in peace

Ndahet nga jeta aktori i “The Lion King”







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com