Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Mitsotakis, fytyra e re e të vjetrës që përparon

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mitsotakis, fytyra e re e të vjetrës që përparon

“Princi trashëgimtar i familjeve helene” (fjalë të Alexis Tsipras), përgatitet të marrë në dorë fatet e Greqisë. Pa i dhënë rivalit as nderin e armëve. “Kemi qenë të parët në BE që kemi eksperimentuar populizmin, do të jemi të parët që do ta çojmë në shtëpi”, është mantra e Kyriakos Mitsotakis, udhëheqësi 51-vjeçar i Nea Demokratia, që sipas exit poll-eve të para nga zgjedhjet në Greqi, është fitues i tyre.

“Tsipras dhe Syriza fituan në vitin 2015 duke thënë gënjeshtra – ka sulmuar udhëheqësi i të djathtës greke – dhe kanë qeverisur me paaftësi dhe arrogancë”. “Tani – premton ai – kthejmë faqe”.

Duke u kthyer në pikën e nisjes – për gojët e liga – dhe duke ia dorëzuar Greqinë, siç kujton Tsiprasi, “njerëzve dhe partisë që e çuan në buzë të greminës”.

Praktikisht, Mitsotakis është fytyra e re e të vjetrës që përparon. Mes kohës së Olimpiadës së vitit 2004 dhe vitit 2009, Nea Demokratia – me kryeministër Kostas Karamanlis – ka fryrë me borxhe të fshehura, bilancet e vendit. Shumë prej njerëzve në krye të partisë janë të njëjtët e asaj kohe. Por, qëndrojnë prapa pamjes teknokrate të ish bankierit, i cili ia ka dalë mrekullisht të rregullojë pamjen e partisë, pa prishur ekuilibrat e brishtë të njëmijë rrymave të saj.

“E kam hapur Nea Demokratian për shumë fytyra të reja, mbi të gjitha të rinj”, përsërit shpesh.

Megjithatë, rrënjët kanë shumë rëndësi në familjen Mitsotakis. Në tryezën e zyrës së tij – në krah të një luani prej pellushi dhe një modeli të anijes “së pamposhtur” – ka një fotografi të babait, Konstantinos, ashtu sikurse atë të xhaxhait të të atit, Eleftherios Venizelos.

Të afërm ndonjëherë pakëz gjarpërinj nëse është e vërtetë – siç thuhet – se motra e tij Dora, ish ministre e Jashtme, nuk e ka mbështeur si udhëheqës të Nea Demokratia, për të mos prishur karrierën e të birit 41 vjeçar, Kostas, sot Kryetar Bashkie i Athinës.

Ai hedh poshtë akuzat për nepotizëm dhe godet drejtpërdrejtë – pavarësisht telasheve të bashkëshortes, emri i të cilës u shfaq në Panama Papers për. Llogari bankare në ishujt Cayman – me programin e tij: “Tsiprasi e ka masakruar me taksa shtresën e mesme dhe është momenti ta shpëtojmë. Ka hapësirë për t’i zvogëluar”.

Dëshiron të përshpejtojë privatizimet, të digjitalizojë si Estonia makinerinë shtetërore. “Kam nevojë për 12 muaj që të bind Evropën të na japë më shumë fleksibilitet”.

Me shpresën që Brukseli është gati ta dëgjojë dhe që një frenim i ekonomisë botërore, të mos mbysë menjëherë premtimet e tij ambicioze./bota.al

 

Tags: GreqiMitsotakisZgjedhjet

TË LIDHURA

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë
Rajoni

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

13:39 | 21/08/2025
Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres
Rajoni

Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres

09:16 | 21/08/2025
Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë
Rajoni

Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë

12:27 | 19/08/2025
Next Post
“Kishte probleme mendore”, aleati i Bashës tallet me agresorin e Lubonjës

"Kishte probleme mendore", aleati i Bashës tallet me agresorin e Lubonjës

Romanca që u mbajt sekret/ Njihuni me ekonomisten që i rrëmbeu zemrën Renis Gjokës

Romanca që u mbajt sekret/ Njihuni me ekonomisten që i rrëmbeu zemrën Renis Gjokës

Tsipras lëshon çelësat: Respektoj vendimin e popullit!

Tsipras lëshon çelësat: Respektoj vendimin e popullit!

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë
Kuriozitete

Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë

by mirseda
17:45 | 21/08/2025
0

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë....

Inflacioni baze arrin nivelet më të larta prej fillimit te vitit 2024

Inflacioni baze arrin nivelet më të larta prej fillimit te vitit 2024

17:32 | 21/08/2025
Ushtria izraelite e vendosur për marrjen e Gazës, thirrje personelit mjekësor për të evakuuar civilët në spitale

Ushtria izraelite e vendosur për marrjen e Gazës, thirrje personelit mjekësor për të evakuuar civilët në spitale

17:08 | 21/08/2025
Aplikimet për azil në Britani janë rekord, por shifrat nga Shqipëria në rënie

Aplikimet për azil në Britani janë rekord, por shifrat nga Shqipëria në rënie

16:50 | 21/08/2025
Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia u bën thirrje edhe banorëve të shuajnë flakët

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia u bën thirrje edhe banorëve të shuajnë flakët

16:42 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com