Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Berisha

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Berisha

Nga: Enver Bytyçi

Më 7 korrik 2022, në Tiranë u zhvillua protesta e thirrur prej Sali Berishës. Gjithkush pajtohet se kjo protestë antiregjim në Shqipëri ishte më madhështorja, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Për herë të parë pas nëntë vitesh, që kur regjimi i Edi Ramës u vendos në vend, më shumë se Shqipëria lëvizi dhe u gjallërua Tirana. E kur lëviz Tirana, gjithmonë rrëzohen regjimet e diktaturat. Por nuk do të ndalem thjesht te protesta.

Do ndalem te rezultati i saj. Kjo protestë rrëzoi shumë mite dhe na rizbuloi shumë të vërteta. Në analizën time nuk mundem t’i zbuloj të gjitha. Megjithatë, po përmend disa prej tyre:

  1. Protesta e 7 korrikut dhe ylli i saj, Sali Berisha, rrëzuan mitin se “mafia në pushtet është e pathyeshme e nuk mund të rrëzohet”. Ata zbuluan të vërtetën se mafia politike e Edi Ramës, e lidhur ngushtë me mafien e oligarkëve, thyhen dhe rrëzohen. Se regjimet e bazuara në korrupsion, krim dhe grabitjen e taksave, si dhe pasurive kombëtare bien.
  2. Kjo protestë dhe lideri i opozitës shqiptare thyen e rrëzuan mitin e krijuar, sipas të cilit “të gjithë politikanët shqiptarë janë njësoj”. Ndërkaq zbuloi të vërtetën e madhe se ata nuk janë dhe objektivisht nuk mund të jenë njësoj. Vetëm Zoti nuk është mëkatar. Mëkatarë janë të gjithë njerëzit, por kjo nuk do të thotë se ata janë njësoj. Protesta e zbuloi edhe këtë të vërtetë. Të vërtetën se fitues është jo ai që nuk mëkaton, por ai që beson te Zoti, tek Atdheu, te Kombi e te Familja
  3. Më 7 korrik u thye miti se shpallja “non grata” ose “kulak” nga DASH, qenka akt i mjaftueshëm për ta rrënuar autoritetin, dinjitetin, integritetin dhe prestigjin e një njeriu që beson te e vërteta. Dhe u zbulua e vërteta se qytetarët shqiptarë nuk e besojnë propagandën. Ata shohin krejt diçka tjetër te personi i Sali Berishës. Kjo do të thotë se DASH-i do të duhet të reflektojë dhe ta rishqyrtojë vendimin e tij. Në këtë rast thyhet edhe miti, sipas të cilit u përpoq të ngjizë propaganda e mafies se “Non grata” është e përjetshme. Ndërkohë që në filozofi ka një ligj: Asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme dhe e pandryshueshme.
  4. Protesta e 7 korrikut rrëzoi mitin, sipas të cilit “Edi Rama blen gjithçka, edhe opozitën”. Dhe zbuloi të vërtetën se shitblerja e pengmarrja janë atribute të liderëve të thyer, të pavendosur, me moral të dobët dhe etikë të papranueshme. Zbuloi të vërtetën tjetër se Sali Berisha, si lider i opozitës, nuk është e nuk mbetet peng i askujt.
  5. Prej asaj çfarë thamë në pikën 4 shkojmë te fakti se kjo protestë theu mitin e mosbesimit. Dhe risolli në vëmendje të vërtetën se besimi është çelësi i suksesit. Besimi në fitore. Besimi në të drejtën që ta ka dhënë zoti. Besimi te lideri. Shqiptarët më 7 korrik provuan se i besojnë opozitës dhe Sali Berishës. Prandaj ishin aty. Të gjithë së bashku. Si kurrë më pare.
  6. Propaganda pro regjim, e artikuluar edhe në diskursin e analistëve ish-demokratë, vazhdon të “ngushëllohet” me atë se “Sali Berisha, pavarësisht kësaj proteste madhështore, nuk vjen në pushtet”. Thonë se “i duhet shumica e shqiptarëve”. Por kjo protestë e rrëzoi edhe këtë mit. Nuk ka opozitë në botë që nuk vjen në pushtet me një mbështetje të tillë si ajo e 7 korrikut në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nëse dikush do të mobilizonte kaq shumë njerëz kundër regjimit edhe në Moskë, do ta rrëzonte diktatorin e çimentuar Vladimir Putin e jo më Edi Ramën e zhveshur si “Mbreti lakuriq” në Tiranë.
  7. Protesta e 7 korrikut rrëzoi mitin e krijuar nga Edi Rama, sipas të cilit “Ose miqësi e ngushtë me Serbinë, ose luftë në Ballkan”. Dhe zbuloi të vërtetën e madhe se Kosova është kërthiza e çështjes shqiptare e ballkanike. Se nuk është Serbia ajo që mund të diktojë kushte për shqiptarët e masakruar, por janë shqiptarët ata që kanë të drejtën morale t’i diktojnë kushtet e tyre agresorit gjenocidist në Beograd. Pra kjo protestë rrëzoi mitin e vëllazërimit Rama-Vuçiç dhe të Open Balkan dhe rizbuloi faktin se është Procesi i Berlinit ai që çon në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Pra, suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk varet nga bashkim-vëllazërimi me Serbinë, por nga aleanca, miqësia dhe bashkëpunimi me Europën dhe SHBA.
Tags: BerishaEnver Bytyçiproteste

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Familjet shqiptare shpenzuan 30 milionë euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime

Familjet shqiptare shpenzuan 30 milionë euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime

10 konkluzione për protestën e PD

10 konkluzione për protestën e PD

Sri Lanka/Presidenti konfirmon dorëheqjen

Sri Lanka/Presidenti konfirmon dorëheqjen

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Neymar, i motivuar: Botërori 2026 do të jetë një çmenduri
Sport

Neymar, i motivuar: Botërori 2026 do të jetë një çmenduri

by mirseda
18:20 | 27/05/2025
0

Edhe pse i përjashtuar nga lista e parë e publikuar nga trajneri i ri i Brazilit, Carlo...

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund

E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund

18:14 | 27/05/2025
Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda këtij viti

Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda këtij viti

18:13 | 27/05/2025
“Të lumtur dhe të suksesshëm”, Trump parashikon marrëveshje BE-SHBA: Nëse nuk ka marrëveshje, veproj i vetëm

“Të lumtur dhe të suksesshëm”, Trump parashikon marrëveshje BE-SHBA: Nëse nuk ka marrëveshje, veproj i vetëm

18:09 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com