Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

“Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani”

4 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant

Festat Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë janë pranë njëra-tjetrës! Më 28 nëntor, populli shqiptar festoi 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe më 1 dhjetor populli rumun nderon Festën Kombëtare në 104-vjetorin e Bashkimit të Madh.

Midis dy popujve tanë një urë e rëndësishme lidhëse janë arumunët, të njohur ligjërisht prej vitit 2017 si një ndër 9 pakicat kombëtare të vendit tonë. Nisur nga atmosfera festive, lidhjet e forta e historike mes dy popujve dhe në nderim e respekt të pakicës arumune, java e tretë e nëntorit shënoi edhe organizimin e aktivitetit muzikor me titull: “Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani. Ditën e premte më 25 nëntor 2022 në Tiranë në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortokse u mbajt koncerti i tretë i këtij projekti.

Ky aktivitet u mundësua nga mbështetja e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur në Rumani. Aktivitetet festive nisën me koncertin në Pallatin e Kulturës më 21 nëntor në Vlorë, vijuan me koncertin e 23 nëntorit në Korcë në Teatrin “Andon Zako Cajupi” dhe u përmbyllën të premten në ora 19:00 me një koncert në Tiranë. Në program ishin përzgjedhur vepra nga kompozitorë rumunë dhe shqiptarë.

Ky aktivitet u përcoll gjerësisht edhe nga mediat vendase. Për arsye të rindërtimit të sallës së Teatrit Petro Marko, në qytetin e Vlorës koncerti u zhvendos në Pallatin e Kulturës të qytetit bregdetar. Në aktivitetin e mbajtur në qytetin e Korcës publikut korcar iu drejtua profesori dhe doktori në muzikologji Pandi Bello, i cili u përqëndrua në lidhjet shumëdimensionale mes dy vendeve tona.

Ndërkohë në koncertin përmbyllës morën pjesë të rinj, anëtarë të komunitetit arumun, artdashës, miq dhe bashkëpunëtorë. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Rumanisë në vendin tonë, Sh.T Oktavian Sherban ju drejtua publikut duke u ndalur tek faktet historike që lidhen me ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë e me hotelin “Continental” në Bukuresht.

Ai u shpreh së aktet e mëdha të historisë së popujve tanë janë rezultat i përpjekjeve të përfaqësuesve dhe i ftoi të gjithë të pranishmit të ndiqnin këtë aktivitet që paraprin edhe celjen e festimeve të Festës Kombëtare të Rumanisë në Shqipëri, një festë që kishte munguar në këto katër vitet e fundit. Në koncertin e Tiranës, audiencës ju drejtua me një mesazh edhe titullari i Departamentit për Rumunët e Kudondodhur z. Gheorghe Carciu.

Fjala përshëndetëse e Sekretarit të Shtetit z. Gheorghe Carciu ju përcoll të pranishmëve nga Drejtuesja e Fondacionit Harriet Martineau, znj. Entela Binjaku. Në mbrëmjet muzikore të Korcës dhe të Tiranës, publikun e përshëndeti edhe drejtuesi artistik i këtij aktiviteti muzikor, njëherazi edhe Dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve.

Projekti “Miqësia historike midis dy kulturave Shqipëri-Rumani” nisi të promovohej në valët e transmetuesit publik, RTSH dhe u përcoll gjerësisht nga mediat lokale. Në të trija koncertet e këtij aktiviteti morën pjesë 50 instrumentistë, midis të cilëve edhe instrumentistë që kanë studiuar në universitetet rumune. Organizatorët kishin përzgjedhur Vlorën për të hapur këtë projekt kulturor si qytetin simbol të Pavarësisë.

Në dy vitet e fundit, Departamenti për Rumunët e Kudondodhur ka mbështetur në fshatin Mekat të këtij qyteti edhe një projekt në ndihmë të zhvillimit të pakicës arumune. Qyteti i Korcës përvecse qytet i kulturës, turizmit dhe i jetës universitare njihet edhe për praninë e rëndësishme të pakicës arumune.

Edhe ky koncert ju drejtua familjeve arumunë të këtij qyteti. Ndërkohë koncerti në Tiranë ishte përmbyllja e kësaj nisme. Të pranishëm në sallë ishin miq e dashamirës, gazetarë e pjestarë të komunitetit arumun.

Në programin e të trija koncerteve ishin përfshirë vepra shqiptare dhe rumune, por një nga castet speciale të aktivitetit ishte interpretimi i grupit folklorik arumun i Kavajës, që përcolli për sallën atmosferën e ngrohtë në dialektin arumun.

Tags: koncertrumanishqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

11:07 | 09/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Kryesore

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet

09:21 | 08/06/2026
Next Post

Berisha flet për skenarët e protestës: Do jetë madhështore

Protesta e 6 dhjetorit/ "Rithemelimi" takim me drejtorin e policisë

KQZ-ja i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com