Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ministrja propagandë për shëndetësinë, në spitale nuk bën dot analizat

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministrja propagandë për shëndetësinë, në spitale nuk bën dot analizat

Duket se problemet në shëndetësi nuk kanë të mbaruar, aq sa nuk ka të mbaruar edhe propaganda që herë pas here i bën vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtij sektori kaq të rëndësishëm.

Emisioni BOOM ka bërë një vëzhgim, nga i cili rezulton se në laboratore mungojnë kitet dhe reagentet për kryerjen e analizave.

Para pak ditësh, me rastin e Ditës së Sindromës Dawn, ministrja bëri një vizitë në Laboratorin e Biologjisë Molekulare prej nga u shpreh se do të kryhen një sërë analizash, si ajo e ADN , zbulimi i sindromës Down etj. Por nga hulumtimi i BOOM u zbulua se mungojnë kitet ose reagentët, pa të cilët nuk mundësohet dot asgjë, gjë që e pohon edhe mjeku në telefon.

Sakaq, sipas  një punonjëse aty analizat bëhen me pagesë. Në të njëjtën kohë, gazetari i BOOM bëri hulumtim edhe mbi testin HPV për kancerin e qafës së mitrës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministres do të mundësoheshin brenda marsit në qëndrat shëndetësore, por nga vëzhgimet e BOOM në disa qendra, ky test nuk ka nisur të kryhet ende.

(Dita e parë)

Gazetari: Ka ndonjë doktor këtu?

Punonjësja: Doktor Ligori? Nuk ka ardhur sot.

Gazetari: Ku mund të interesohem unë për testin e sindromës Doën ?

Punonjësja: Këtu nuk ka filluar akoma. Presim reagentin të vijë. Shko më mirë të të sqarojnë gocat te Qendra e Gruas.

Punonjësja: Këtu bëhet ekoja, zotëri, kurse testi bëhet në Laborator.

Gazetari: Ajo më tha nuk bëhet dot se nuk ka reagentë.

Punonjësja: Te Laboratori ynë? Atëherë nuk e bëni dot këtu.

Gazetari: Do ta bëj në privat, i bie pastaj?

Punonjësja: Po edhe këtu zotëri me lekë do e bësh testin. Pse, ju kujtoni se është falas? Dëgjo! Ti , kudo që ta bësh, djalë, do e bësh me pagesë. Edhe këtu bëhet me pagesë.

Gazetari: Analizat i bën ajo, por duhet ta bësh brenda 24 orëve (testin) tha ajo. Do bësh ekon atje e do vish të bësh testin këtu.

Punonjësja: Ato fare e dinë mirë që nuk ka filluar këtu.

Punonjësja: Si puna jote më kanë ardhur 10-15 sot.

(Dita e dytë)

Gazetari: Ajo atje më tha ik pyet prap për testin e Sindromës Doën. Bëhet apo jo ?

Punonjësja: Analiza nuk bëhet këtu, analiza bëhet në Laborator.

Gazetari: Vajta atje, nuk e gjej as doktorin.

Punonjësja : Këtu presim nga dita në ditë të bëhet testi i Sindromës Doën pasi për momentin nuk bëhet këtu te ne.

(Dita e tretë, shkojmë sërish në Laborator për tu takuar me mjekun)

Punonjësja: Jo!

Gazetari: Prapë?

Punonjësja: Nga ora 13:00 , po erdhi.

(Kthehemi pas disa orëve aty dhe dera këtë herë është e mbyllur.Telefonojmë mjekun)

Gazetari: Doktor si je? Kam shkuar te Laboratori por nuk je. Kam këtë djalin e xhaxhait që është i interesuar për nusen, do të bëjë këto analizat e ADN-së , e këto të tjerat për zbulimin e sindromës down, këtë testin .

Mjeku: Aaa të Sindromës Down .

Gazetari: Do që t’i bëjë njëherë.

Mjeku: Për Sindromën Doën aty te spitali nuk i bëjmë ne.

Gazetari: Te Laboratori që doli edhe ministrja se ky e ka parë në lajme se nuk jeton këtu.

Mjeku: Po pra, po!

Mjeku: Duhet të fillojë këto nja dy javë se do vijnë kitet tani të reja dhe kështu që besoj se mbas nja dy javë do fillojmë aty.

Gazetari: Dmth, është e pamundur të bëhet tani?

Mjeku: Jo , tani jo. Për nja dy javë besoj, duhet të vijnë ato reagentët.

Mjeku: Kur të vijnë ato fillojmë. /oranews

 

Tags: BOOMmjeketogerta manastirliu

TË LIDHURA

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës
Aktualitet

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

11:39 | 14/02/2026
E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat
Aktualitet

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
Next Post
Strakosha ‘heroi’ i Lazios, fantastik përballë Udinese-s (Video)

Strakosha ‘heroi’ i Lazios, fantastik përballë Udinese-s (Video)

Vlorë/Qendra shëndetësore e zaptuar qysh prej 22 vitesh, shteti i pafuqishëm për ta liruar

Vlorë/Qendra shëndetësore e zaptuar qysh prej 22 vitesh, shteti i pafuqishëm për ta liruar

“Kam përjetuar të njëjtën gjë te Bayerni”, Shaqiri flet si lider

Tronditet Liverpool, Salah kërkon largimin pas sherrit me...







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës
Aktualitet

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

by mirseda
11:39 | 14/02/2026
0

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë...

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

08:54 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com