Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ministria e Jashtme reagon për skandalin me pasaportat e emigrantëve në Greqi

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministria e Jashtme reagon për skandalin me pasaportat e emigrantëve në Greqi

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me rastin e bllokimit të pasaportave shqiptare në Kakavijë, dhe humbjen e 100 prej këtyre pasaportave në Greqi.

MPJ pranon në deklaratën e saj që pasaportat në fjalë po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara, jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike.

“Në datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike. Nisur nga ky fakt autoritetet doganore greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kryen verifikimin e rastit dhe bllokuan pakon me të cilën transportoheshin pasaportat.

Pako me pasaportat shqiptare, u zhbllokua pas verifikimit të tyre dhe takimit të përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Janinë me autoritetet doganore greke. Theksojmë se ngarkesa ka qenë e shoqëruar me një dokumentacion autorizues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, me anë të të cilit autorizohej një punonjëse e Kompanisë “Top Lines” të dorëzonte aplikimet dhe të tërhiqte pasaportat dhe kartat ID pranë Kompanisë ALEAT, për llogari të Ambasadës sonë në Athinë.

Dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët kanë proceduar me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti me targa diplomatike u vandalizua.

Gjendur para një fakti të tillë, janë njoftuar autoritetet policore vendase dhe janë kryer të gjitha procedurat e rastit nga ana e tyre:

  1.     Kqyrja e ambientit dhe makinës;
  2.     Marrja e shenjave të gishtërinjve;
  3.     Deklarimi dhe denoncimi për incidentin, bërë nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, z. Pervin Gjikuria në ambientet e policisë.

Menjëherë, si në rastin e ngjarjes së parë, në kufi, dhe në rastin e ngjarjes së dytë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u angazhua për të marrë masa të menjëhershme parandaluese për evitimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur menjëherë të gjitha procedurat hetimore dhe administrative për të ndëshkuar në mënyrë rigoroze, sipas shkallës së shkeljes, përgjegjësit për këto praktika që shkojnë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi  dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka udhëzuar të gjitha instancat e nevojshme që qytetarët e prekur nga dëmi i shkaktuar të ri-aplikojnë pa shpenzime dhe lëshimi i pasaportave të reja të bëhet me urgjencë”.

 

Tags: Greqiministria e jashtmepasaportat

TË LIDHURA

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën
Politikë

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
Aktualitet

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Next Post
“Sistem i kalbur”/Qytetarët-Patozit: Para Ramës e Bashës s’ke qenë spektator, por violinë e parë!

"Sistem i kalbur"/Qytetarët-Patozit: Para Ramës e Bashës s’ke qenë spektator, por violinë e parë!

Nuk dorëzoi mandatin, PD largon nga partia Myslym Murrizin

Nuk dorëzoi mandatin, PD largon nga partia Myslym Murrizin

“Zgjedhjet janë mbrapa derës”/PD përjashton Murrizin. Po me Rudina Hajdarin çdo bëhet?

“Zgjedhjet janë mbrapa derës”/PD përjashton Murrizin. Po me Rudina Hajdarin çdo bëhet?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

by mirseda
11:29 | 10/02/2026
0

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Sot shënohet fiks 1 vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com