Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministria e Jashtme i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ambasadës Ruse për “spiunët”

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministria e Jashtme i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ambasadës Ruse për “spiunët”

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me notën verbale të Ambasadës Ruse për të arrestuarit, si të dyshuar për spiunazh. Reagimi vjen pas pretendimeve të Ambasadës Ruse në Tiranë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prej ditësh nuk i përgjigjet notës verbale së kësaj Ambasade, për informacion mbi ndalimin e shtetasve rusë për shkak të përpjekjeve për të hyrë me dhunë në zonë ushtarake. Në një reagim për mediat, Ministria e Jashtme informon se nota verbale e Ambasadës së Rusisë është hartuar më datë 22 gusht dhe ka hyrë në Ministri më 23 gusht.

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së dielës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17:30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.

Ministria e Jashtme sqaron se dhënia e informacionit të ndalimit të këtyre shtetasve Ambasadës së Rusisë, do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Dy rusët dhe ukrainasi i kapur në uzinën ushtarake janë arrestuar dhe u lanë në burg nga gjykata, pasi po hetohen nën dyshimet për spiunazh.

Deklarata e plotë:

Lidhur me pretendimet e ambasadës ruse në Tiranë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prej ditësh  nuk i përgjigjet notës së kësaj ambasade, për informacion mbi ndalimin e shtetasve rusë për shkak të përpjekjeve për të hyrë me dhunë në zonë ushtarake, Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, z. Gazmend Turdiu deklaron me përgjegjësi se të gjitha veprimet e MEPJ lidhur me këtë çështje janë në pajtim të plotë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, si dhe me konventat për mbrojtjen e të dhënave personale, ku Shqipëria është palë.

MEPJ ka marrë notë verbale nga ambasada e Rusisë, në përpjekje për të marrë informacion mbi dy shtetasit rusë të ndaluar në hyrjen e një objekti ushtarak. Por është absolutisht e pavërtetë që kjo notë ka katër ditë që është dërguar. Nota është hartuar në datën 22 gusht dhe ka hyrë në MEPJ në datën 23 gusht pasdite. Në mënyrë të menjëhershme MEPJ i është drejtuar me kërkesë për informacion autoriteteve kompetente. Theksojmë se në këtë pikë MEPJ është pikë ndërlidhëse mes kërkuesit dhe strukturave të tjera dhe nuk ka asnjë kopetencë tjetër për çështjen në fjalë.

Në kuadër të transparencës dhe të refuzimit të dezinformimit, MEPJ, është e gatshme të verë në dispozicion të mediave dhe të opinionit publik kopjen e notës, ku duket qartë numri dhe data e dërgimit, 22 gusht 2022.

Autoritetet shqiptare e kishin të pamundur të njoftonin ambasadën e Rusisë për ndalimin e këtyre dy shtetasve, sepse Konventa e Vjenës referuar më sipër, neni 36, pika 1.b e saj, përcakton se shteti pritës, në këtë rast Shqipëria, duhet të njoftojë për ndalimin e tyre përfaqësinë diplomatike të shtetit dërgues, në këtë rast Rusia, vetëm nëse të ndaluarit kërkojnë vetë të kontaktojnë ambasadën e tyre.

Dëshirojmë gjithashtu të theksojmë se ndalimi apo fillimi i një procesi penal ndaj një personi është e dhënë personale e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Edhe në këtë kuptim, dhënia ambasadës së Rusisë e informacionit të ndalimit të këtyre shtetasve, do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Tags: Ambasada Ruseministria e jashtme

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
Grabitet vila luksoze e biznesmenit të njohur

Grabitet vila luksoze e biznesmenit të njohur

Rikthehet çështja e aksidentit tragjik, e veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 16 mln dollarë

Rikthehet çështja e aksidentit tragjik, e veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 16 mln dollarë

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com