Presidenti i Çekisë Millosh Zeman, gjatë qëndrimit në Beograd, deklaroi se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë, mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Lidhur me këtë, së fundmi ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček.
Përmes një postimi në Twitter ai pohoi se qeveria çeke nuk do e ndryshojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës: “Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”.