Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi takim informues me ambasadorët e BE-së

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Të Gjitha
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi takim informues me ambasadorët e BE-së

Ministri i Brendshëm Bledi Cuci ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian ku është diskutuar për një sërë problemtikash.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim informues online, me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, në Tiranë. Ministri Çuçi informoi dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve për punën dhe progresin e bërë nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë, në kuadër të zbatimit të prioriteteve që lidhen me rritjen e sigurisë dhe masat për konsolidimin e shtetit ligjor. Ministria e Brendshme, si institucioni kryesor përgjegjës për zbatimin e Kapitullit 24, ka përmbyllur reforma të rëndësishme ligjore dhe po bën përpjekje të forta për zbatimin me efikasitet.

Ministri i Brendshëm prezantoi rezultate konkrete në disa fusha, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”, luftën kundër pastrimit të parave me burim kriminal, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, masat për të goditur korrupsionin në radhët e policisë. Më tej, z. Çuçi u ndal tek rezultatet e njësisë policore për kapjen e personave në kërkim, e krijuar në 2019, e njohur si “Fast Albania”, si dhe modernizimin dhe shtrirjen e teknologjisë në Policinë e Shtetit.

Më tej, ai foli për menaxhimin e kufirit, masat për frenimin e azilit të paligjshëm, si dhe nënvizoi rezultatet e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që ka marrëveshje me gjithë agjencitë europiane për çështjet e brendshme dhe migracionin. Ministri shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve partnere.

Ministri informoi gjithashtu ambasadorët për punën e MB-së, për hartimin e publikimin e listave zgjedhore dhe detyrimeve në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor.

Ministri i Brendshëm prezantoi gjatë takimit prioritetet për vitin 2021, që janë lufta kundër krimit të organizuar, rritjen e parametrave të sigurisë publike, mbështetjen e procesit elektoral sa i takon fushës së përgjegjësisë, mirë-menaxhimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe mallrave në kufi, procesin e integrimit dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe riorganizimin e Policisë së Shtetit, duke përmirësuar menaxhimin e burimeve njerëzore e duke riorganizuar stacionet të policisë në varësi të numrit të banorëve për zonë.

Tags: ambasadoretministritakim

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
FOTO/ Qytetarët nuk respektojnë distancën, mblidhen përpara Bashkisë së Tiranës

Shqipëri, “rrjedhja e trurit”, shqetësim për largimin e të rinjve

Kryeministri Hoti, kundër Vjosa Osmanit: Presidenti duhet të jetë jopolitik

Kryeministri Hoti, kundër Vjosa Osmanit: Presidenti duhet të jetë jopolitik

Muzika e humbur – Efraim Radner

Muzika e humbur - Efraim Radner







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com