Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Miliona euro të sekuestruara, SPAK shpall në kërkim biznesmenin Rezart Taçi

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miliona euro të sekuestruara, SPAK shpall në kërkim biznesmenin Rezart Taçi

SPAK ka zbardhur një tjetër skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, ku ka lëshuar 3 urdhër arreste; për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në vend, dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka shpallur në kërkim biznesmenin e njohur të hidrokarbureve Rezart Taçi. Dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo janë arrestuar në orët e para të ditës së sotme, ndërsa biznesmeni ende nuk është gjetur nga policia.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe shtetasin B. L.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

 

 

Tags: Artur BallaBledar Lilorezart taciSPAK

TË LIDHURA

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti
Politikë

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Next Post
Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

“Talibanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

Përshkallëzohet tensioni në kufi mes këtyre dy shteteve të fuqishme

Përshkallëzohet tensioni në kufi mes këtyre dy shteteve të fuqishme

Vorë/ Kush është i riu që tentoi vetëvras*en

Gjendet i pajetë në makinën e tij një 24-vjeçar në Tiranë, zbardhen dyshimet







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com