Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mikroçipe në vaksinat anti-Covid? Ja çfarë thotë miliarderi amerikan Bill Gejts

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Mikroçipe në vaksinat anti-Covid? Ja çfarë thotë miliarderi amerikan Bill Gejts

Ai ka investuar shuma të mëdha parash, në përpjekje për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, por ai është gjithashtu një objektiv i preferuar nga teoricienët e konspiracionit.

Themeluesi i “Microsoft”, Bill Gejts, 64 vjeç, zotëron një pasuri me vlerë 116 miliardë dollarë, duke qenë njeriu i dytë më i pasur në botë pas themeluesit të “Amazon”, Xhef Bezos.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, miliarderi amerikan flet për progresin drejt zhvillimit të një vaksine, dhe ku kanë gabuar Shtetet e Bashkuara në menaxhimin e koronavirusit.

Nga ana tjetër, Gejt apelon ndaj gjithë njerëzve kudo në botë të vaksinohen, duke i cilësuar qesharake pretendimet se po tenton t’u vendosë atyre një mikroçip në trup për t’i mbajtur nën kontroll.

Deri tani koronavirusi u ka marrë jetën thuajse 1 milion njerëzve. A ju ka befasuar kjo pandemi?

Disa aspekte të saj janë shumë të habitshme. Sigurisht, ideja se bota ishte e rrezikuar nga një epidemi e aparatit të frymëmarrjes dhe e transmetueshme nga një njeri tek tjetri, është diçka për të cilën kanë folur prej kohësh shumë ekspertë të shëndetit.

Por ata bisedonin kryesisht me njëri-tjetrin. Askush nuk e priste që mund të ishte pandemia e koronavirusit. Në retrospektivë, ju mund të thoni: Hej, po ne kemi MERS-in, SARS-in, dhe kjo familje e koronaviruseve mund t’i kapërcejë kufijtë midis specieve. Por na u desh kohë të kuptojmë simptomat e kësaj sëmundje.

Çfarë mund të bënim për të mos u gjendur kaq të papërgatitur?

Në vitin 2015, në fund të epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore, unë thashë që ne nuk jemi realisht gati për një pandemi tjetër. Ajo çka u bë midis vitit 2015 dhe pandemisë aktuale që u shfaq në fundin e vitit 2019 ishte shumë, shumë modeste.

Cilat nga gabime në luftën kundër pandemisë ju shqetësojnë më shumë?

Që nuk e kuptuam që në fillim që mbajtja e maskave, ishte kaq shumë e rëndësishme. Si fillim ekspertët thanë: Mos përdorni maska ​​sepse na duhen për punonjësit e shëndetësisë. Më pas ata thanë:Nëse je i sëmurë, maska ​​është e dobishme. Dhe u desh pak kohë që të kuptohej se edhe për njerëzit që nuk janë të infektuar, mbajtja e maskës ka përfitime, pasi e zvogëlon mundësinë e infektimit të tyre.

Sa përgjegjësi ka presidenti amerikan Donald Trump në dështimin e Shteteve të Bashkuara për t’iu përgjigjur në mënyrë e duhur kësaj krize?

Reagimi i SHBA-së ndaj pandemisë ka qenë shumë i dobët, sidomos me testimet. Dhe lidershipi politik është plotësisht përgjegjës për këtë dështim.

Trump po e tërheq SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nisma si fondacioni juaj mund ta plotësojnë një boshllëk të tillë…

Jo, asnjëherë. Fondacioni ynë nuk mund të mbushë boshllëqet që krijon qeveria amerikane. Ky nuk është roli ynë. Gjëja e fundit që mund të bëjë një biznes, është t’i ndihmojë qeveritë kur ato sillen në mënyrë të papërgjegjshme.

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të varen nga vaksina e koronavirusit, që mund të aprovohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) para 3 nëntorit. Por ndërkohë ka shqetësime serioze në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës nëse aprovimi ndodh para se të përfundojë testimi. A ia vlen të rrezikohet?

Askush nuk do të prodhojë një vaksinë që nuk ka përfunduar provat e Fazës III. Ideja që sugjeroi administrata Trump, përfshirë kreun e FDA-së, ishte e papërgjegjshme. Kompanitë farmaceutike e kanë bërë të qartë se nuk do të kërkojnë autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës pa të dhënat e plota të Fazës III.

Kur mendoni se do të jetë në dispozicion vaksina?

Ekziston një shans i vogël që “Pfizer” dhe “Moderna” të kenë të dhëna të mjaftueshme deri në fund të tetorit. Nga 6 vaksinat që po testohen – “AstraZeneca”, “Johnson & Johnson”, “Novavax” dhe “Sanofi”, plus dy vaksinat e ARN-së, “Pfizer” dhe “Moderna” – pres që 3 ose 4 prej tyre të marrin lejen e përdorimit emergjent deri në fillim të vitit 2021. Në fillim  të vitit të ardhshëm besoj se ka 90 për qind gjasa që të kemi disa vaksina. Unë dyshoj se kjo çështje do të ketë ndonjë efekt në zgjedhje. Dhe nuk duhet si rregull, pasi politikanët nuk prodhojnë vaksina.

A do të vaksinoheni ju vetë?

Unë do të privilegjoj qasjen time ndaj vaksinës nëse ajo do të jetë në sasi të pakta në fillim. Nëse sipas kritereve normale kualifikohem, do të vaksinohem. Por mendoj se në fillim duhet të vaksinohen ata që janë më të rrezikuar:mjekët, infermierët, njerëzit që punojnë në azilet e pleqve apo burgjet etj.

Një në tre amerikanë refuzon të vaksinohet kundër Covid-19…

Shpresoj të kemi mundësi që të krijojmë një imunitet shumë të fortë të tufës me vaksinimin e 60-70 për qind të popullsisë. Shpresoj që qeveritë të jenë në gjendje të bindin mjaftueshëm qytetarë që të vaksinohen pa përdorur masa shtrënguese, pasi kjo do të çonte pikërisht në këtë reagim të madh kundër vaksinës.

Ju personalisht jeni në shënjestër e teorive të ndryshme të komplotit. Për shembull, thuhet se keni ndërmend ta përdorni vaksinën për të implantuar mikroçipa tek njerëzit. Cili është komenti juaj?

Kjo nuk është e vërtetë. Nuk e krijova unë koronavirusin. Fondacioni ynë është i angazhuar në shpëtimin e jetës së njerëzve.

Marrë me shkurtime

Burimi i lajmit: https://www.spiegel.de/international/world/interview-with-bill-gates-on-covid-19-it-s-mind-blowing-that-we-re-not-further-along-a-fc6bbd6e-cf8c-4890-9f12-a44b73d4fe6f

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bill gateskoronavirusmikrocipe

TË LIDHURA

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar
Bota

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Next Post
Zaganjori: Për ‘Detin’ duhet t’i drejtohemi Hagës

Zaganjori: Për ‘Detin’ duhet t’i drejtohemi Hagës

Universitetet përballë rrezikut të pandemisë

Universitetet përballë rrezikut të pandemisë

Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani

Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com