pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvgrandbettingdeneme bonusujustin tvslot sitelerideneme bonusutaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomkalitebetimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompusulabet girişpokerklasbetewinbetewinbetgarantiibizabetibizabetcashwincashwinbetbeybetgarantiesbet girişbetbeygameofbetesbetradissonbetgameofbetradissonbetradissonbetmeritkingjojobet resmi adresmatbet girişkalitebetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgitcratosroyalbetcasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişcratosroyalbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscomcasibomcratosroyalbetpokerklasjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişsüratbetGrandpashabetcratosroyalbetkralbetholiganbetmarsbahisgrandpashabetpusulabetsekabetmatbetholiganbet girişmarsbahis girişgrandpashabet güncel girişpusulabet girişsekabet girişmatbet girişgrandpashabetimajbetimajbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetganobetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mikro-mendjet e Shqipërisë dhe Makro(n) refuzimi i Europës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Lela

Letrat e hapura, njëfarë epistolari mizerabël i mbetur nga koha e spiunimeve të mëdha, të fshehura dhe të hapura, të komunizmit, vazhdojë ta stërpikin rrafshin e komunikimit publik në Shqipëri. Në gazeta apo në rrjetet sociale, me shkrime të gjatë apo statuse të shkurtër, presidenti francez Makron ka marrë përbetime, lutje, kujtesa, fyerje dhe thirrje nga më laramanet. Gazetarë mesatarë apo mbi, njerëz që janë nisur për diku e kanë mbetur në një zhanër gazetarie (por jo në të gjithë profesionin), bjerraditës në rrjetet sociale e mëditës të tjerë të fjalës pa dije, e kanë qitë hujin dhe huqin me një prej të fuqishmëve të botës.

Thelbi i melodramës është rrotulluar rreth vendimit të presidentit francez për të artikular një ‘Jo’ vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të parën më shumë se të dytën; madje mund të thuhet se Shkupi i njomë u dogj bashkë me Tiranën e thatë. Kjo ka zgjuar gjithë atë thirrnajë etno-centrike, e cila duke qenë se ka komunikuar njëanshëm, Makroni nuk e di ekzistencën e ‘bashkëbiseduesve’, mund të konsiderohet një idiotësi me brirë.

Qëndrime të tilla, kur populli apo ‘vegjëlia’ i drejtoheshin të ‘mëdhenjve të botës’, futeshin në folklor dhe tirreshin me patosin e grupeve polifonike të festivaleve tona; këtij infektimi nuk i shpëtonin as mendjet e ndritura. Vargu ‘moj Europë, moj kurva e motit’, për shembull, i përket një prej njerëzve më të rafinuar dhe të ditur të shqipes, at Gjergj Fishtës.

Nëse në pamje të parë ky casus belli me presidentin francez ngjan legjitim, historiku i Jo-së së tij për Shqipërinë ndriçohet nga disa momente që duhen konsideruar dhe që i bëjnë thirje kthjelltësisë, asaj individuale dhe, po deshe, edhe kombëtare.

Më e para, Franca nuk është vendi i vetëm që i tha ‘Jo’ Shqipërisë. Makron vetëm sa e nxorri prej limontisë së Egalite (barazisë) ‘Jo’-në e të tjerëve anëtarë të BE. Holanda ishte një prej tyre, dhe duhet thënë se Haga zyrtare ndihet e këndellur nga vendimi i Parisit për të luajtur ‘rolin e madh’ dhe për të marrë mbi vete zemërimin shqiptar. Burime diplomatike i thanë autorit të këtyre radhëve se holandezët ishin të shqetësuar për sentimentin ‘anti’ që po qarkullonte në Tiranë pas qëndrimeve të parlamentit holandez që shkoi deri te kërkesa për anulimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Danimarka do të fqinjëronte me Holandën, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në refuzimin për Shqipërinë. Edhe pse Kopenhagen-i, me shumë gjasë, do të priste deri në fund vendimin e Berlinit për të thënë fjalën finale.

Ky i fundit, edhe pse mori vendimin strategjik dhe politik për të prodhuar një ‘Po’ të zbardhylët, e dekoroi lavdinë e saj me turpin e 9 kushteve që duhej ta bënin çdo zyrtar shqiptar, të lartë apo të mesëm, të kuptonte se nuk ishte pjesë e superstrukturës së një shteti, por e një organizate parapolitike. Asgjë e tillë nuk u vu re në Tiranë, veç kapjes dëshpërimtare pas ‘Po’-së me prapashtesa dramatike të Gjermanisë, si i mbyturi pas fijes së barit.

Nuk duhet harruar as një grup ‘aktorësh të vegjël’ të BE, të cilët kërkuan që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia e Veriut, duke qenë se Shkupi nën drejtimin e një politikani liberal si Zoran Zaev kishte arritur të zbatonte reforma të brendshme dhe rajonale që përputheshin me imagjinaren europeiste.

Mjafton kaq për të thënë se Makroni nuk është thyerës i konsensusit, por vetëm përfaqësuesi  më i fortë i një anti-konsensusi për Shqipërinë, ndër antarët e BE-së. Sigurisht, sipas këndit dhe shijes, ky anti-konsensus mund të shihet si sinjal, goditje apo faj i Ramës dhe i qeverisë, por ajo që  vlen për shqiptarët është se Shqipëria e mori nokdaunin e radhës.

Një element tjetër që ‘e shpëton’ presidentin francez është fakti se ai është një politikan centrist dhe i moderuar. Ai nuk është i ngjashmi i Le Pen në vendin e tij, i Ëilders-it në Holandë, i AfD në Gjermani; kësisoj nuk ka kuptim portretizimi i tij si ekstremist apo franko-centrist. Ai e sheh Europën dhe zgjerimin e saj nga pozita pragmatiste. Këlthitjet, me patosin e dashnorit të lënë, që marrin përsipër shumë njerëz publikë në Shqipëri, janë pesë me hiç në organizimin e fakteve dhe në rrokullinë e gjërave.

Veçimi i Emanuel Makron si epitomë e së keqes dhe si tabelë qitjeje etno-centriste, vetëm sa e lejon tumorin e moskuptimit shqiptar të rritet edhe më shumë. Sa më shumë shpërhapet ky keqkuptim, aq më shumë largohet koncepti i zgjerimit nga themeluesit e Europës. Në fund të ditës kjo është Franca, një prej vendeve themeluese dhe konceptuese të Unionit Europian dhe Macron, për të mirë a të keq, është president i atij vendi.

Reagimi anti-Makron ka qenë më i keqi i mundshëm dhe është frymëzuar për interesa politike të ditës. Makroni i së sotmes mund të zëvendësohet nga makronë të tjerë të së nesërmes; e vetmja gjë që shqiptarët dhe elitat e tyre kanë në dorë është që ‘të zgjerohen’ së brendshmi. Rrjedhimisht dhe padyshim, BE do të dojë dhe do të kërkojë të zgjerohet me ta.

 

Tags: alfred lelaeuropemacroni

TË LIDHURA

Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias:Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur

13:59 | 17/06/2026
Aktualitet

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”,

10:40 | 17/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

Bie nga objekti që po rikonstruktohej, humb jetën 40-vjeçari

Hyni në shtëpinë 3 milion dollarëshe të Selena Gomez

Rezart Veleshnja tregon historinë e trishtë të sëmundjes së nënës së tij







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

by mirseda
23:03 | 17/06/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

22:52 | 17/06/2026

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com