Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mijëra zogj gjenden të ngordhur, ja cila është frika e ekspertëve

4 vjet ago
in Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Mijëra zogj gjenden të ngordhur, ja cila është frika e ekspertëve

Ekspertët kanë shfaqur shqetësimin për “gripin e shpendëve”, pasi mijëra zogj u gjetën të ngordhur në mënyrë misterioze. Të paktën 7.000 zogj me qafë të zezë, pëllumba deti dhe pulëbardha u gjetën të ngordhura në plazh.

“Ne kemi regjistruar ngordhjen e shpendëve në numër të madh, disa mijëra prej tyre”, tha akademiku Grigory Prokopov nga Universiteti Federal i Krimesë. Një video tronditëse tregon një zog të çorientuar që ecën në qarqe, nga dëmtimi i sistemit të tij nervor.

Shkencëtarët besojnë se një infeksion i ri viral, mund të jetë shkaku i ngrodhjeve masive të shpendëve.

“Me shumë mundësi, ky nuk është helmim”, tha Prokopov. “Sjellja e një zogu që arrita të vëzhgoj, tregoi se ishte qartë i sëmurë dhe ngrordhi.

“Kjo është shumë e ngjashme me dëmtimin e sistemit nervor qendror. Me shumë mundësi, ky është një lloj virusi. Por përfundimi duhet të jepet nga veterinerët”.

Megjithëse një sëmundje infektive është më e mundshme si shkak, “helmimi dhe situata ekologjike” mund të jenë një faktor. Vendasit gjithashtu kanë sugjeruar që ngordhjet mund të lidhen me nivele të larta të ndotjes në zonë, pasi raportet treguan një nivel të lartë të merkurit.

Specialistët nga Qendra Federale për Shëndetin e Kafshëve, tani po punojnë në vend dhe analiza e zogjve të ngordhur do të kryhet. Ai shtoi: “Një tepricë e merkurit u regjistrua në këtë zonë”.

Autoritetet në Krime nuk kanë komentuar ende për gripin e dyshuar të shpendëve në krahun jugor të Evropës. Zogjtë u gjetën të ngordhur në kufirin e diskutueshëm të gadishullit të aneksuar nga Rusia, nga Ukraina kontinentale.

Ajo vjen pasi qindra korba ngordhën, pasi ranë në tokë para fshatarëve të tronditur në Rusi. Sipas banorëve vendas, fshati “ishte i mbuluar me trupa zogjsh të zinj” në Ust-Tarka, Rajoni i Novosibirsk.

Është një lloj ngordhje masive e shpendëve, që më parë ishte quajtur “aflockalypse” kur tufat bien papritmas nga qielli, raportoi Conversation. Dhjetë vjet më parë kishte lajme se mijëra zogj kishin rënë nga qielli në Arkansas, dhe 100.000 peshq u gjetën të ngordhur në një lumë aty pranë.

Së shpejti mediat filluan të raportojnë më shumë incidente në të gjithë botën: breshkat që ngordhnin në masë në Itali, gaforret e ngordhura në bregun e Kentit, miliona peshq të njomë në Gjirin Chesapeake të Maryland dhe një numër të madh sardelesh të ngordhura pranë Los Anxhelosit.

Blogerët ofruan një sërë përgjigjesh për këto ngjarje shqetësuese, me disa që sugjeruan se skenat “ishin si apokalipsi”.

Eksperimentet sekrete të qeverisë, zhvendosja e polit magnetik ose sëmundjet e çuditshme të shkaktuara nga efektet toksike të aktiviteteve njerëzore, u renditën si shkaqe të mundshme, shtoi raporti.

Burimi i lajmit: thescottishsun. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: ekspertetzogj te ngrodhur

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Presidenti i Filipineve tërhiqet nga politika. Çfarë po ndodh?

Presidenti i Filipineve tërhiqet nga politika. Çfarë po ndodh?

Protestuesit serbë në Jarinjë brohorasin “Serbia, Serbia”

Protestuesit serbë në Jarinjë brohorasin “Serbia, Serbia”

Ditmir Bushati merr postin e ri

Gjeografia e armiqësisë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë
Bota

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

by mirseda
20:04 | 19/12/2025
0

Një fluturim i easyJet nga Spanja për në Londër u vonua për rreth 12 orë, pasi një...

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

19:30 | 19/12/2025
Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

Aksident Fier–Berat: Zetori përplas makinën dhe përfundon në kanal, një i plagosur

18:50 | 19/12/2025
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

18:19 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com