Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Midis Normandisë dhe Moskës, bota është ndarë sërish më dysh

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Midis Normandisë dhe Moskës, bota është ndarë sërish më dysh

Nga Pierre Haski, “Internazionale”

Në rast se ishte e nevojshme një dëshmi e divergjencës së madhe që ekziston sot në botë, ajo mbërriti këtë javë, dhe në një mënyrë mjaft domethënëse. Në një kohë që ajo që ne vazhdojmë ta quajmë familja perëndimore (pavarësisht ndarjeve të saj), u mblodh në Angli, dhe më pas në Normandi të Francës, një takim tjetër i një natyre tjetër, u mbajt në Moskë.

Presidenti Kinës, Xi Jinping, bisedoi foli me homologun e tij rus Vladimir Putin për 3 ditë rresht, i shoqëruar nga një delegacion prej 1 mijë vetash. Nuk jemi ende në pragun e një Lufte të Ftohtë, por e gjitha kjo që po shohim, po nis t’i ngjajë në mënyrë të rrezikshme një ndarjeje në dy blloqe si dikur.

Njëkohshmëria e dy samiteve (të cilat injorojnë reciprokisht njëra-tjetrën), e kanë tejkaluar tashmë sferën simbolike, pasi në këto takime po krijohen dhe testohen marrëdhënie të reja të forcës. Për Vladimir Putinin, 3 ditët në shoqërinë e Xi-së, një nga udhëheqësit më të fuqishëm në botë, përbëjnë ftesën e humbur për në ceremoninë e Normandisë.

Presidenti rus, kishte qenë i pranishëm në përvjetorin e 70-të të zbarkimit të forcave aleate, edhe pse trupat ruse nuk morën pjesë në të, pikërisht për shkak të kontributit themelor që pati fronti lindor në mposhtjen e nazizmit.

Duke u takuar me presidentit kinez, Putin dëshmon se nuk është i izoluar

Ndërkohë 5 vjet më vonë, Putin nuk u ftua, pasi takimi me të cilësohet si i pavend, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe bombardimeve të spitaleve në Siri. Megjithatë pritja në një takim e presidentit kinez Xi Jingping, dëshmon se Putini nuk është i izoluar.

Që kur Moska ka kthyer kokën nga fqinja e saj aziatike, me të cilën marrëdhëniet nuk kanë qenë gjithnjë të lehta, perëndimorët presin me padurim një shenjë përçarjeje mes tyre, dhe përpiqen ta bindin veten se Rusi-Kinë, është vetëm një aleancë e rrethanave të momentit.

Por e vërteta është se kjo aleancë po reziston, dhe madje po forcohet. Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, kanë pasur kohët e fundit një zhvillim në një shkallë të konsiderueshme, falë naftës dhe gazit rus. Tashmë, me rastin e vizitës së Xi, kompania kineze Huauei u zgjodh për të instaluar rrjetin 5G në Rusi. Një akt ky haptazi sfidues kundër Uashingtonit, që e ka ndaluar Huauei nga ndërhyrja në rrjetet e saj.

Me sa shihet, nuk ndonjë përputhje ideologjike mes Kinës ende komuniste, dhe Rusisë ultranacionaliste, por ekziston një vullnet i përbashkët i të dyja vendeve për t’i dhënë fund hegjemonisë perëndimore, si dhe një shije e përbashkët për rendin e dorës së fortë, dhe mungesës së skrupujve në ruajtjen e tij.

Disa anëtarë të Shtëpisë së Bardhë, e ëndërrojnë një ndarje midis Rusisë dhe Kinës, pak e shumë si presidenti Riçard Nikson në vitin 1972, që hyri në një aleancë me Maon, për të dëmtuar Bashkimin Sovjetik. Por sot nuk ekzistojnë rrethanat politike për një manovër të tillë.

E njëjta gjë vlen, edhe për shpresat e disa evropianëve, për ripërtëritjen e dialogut me Putinin, me synimin për t’i dhënë fund kësaj klime tensionesh.

Rikthimi tek marrëdhëniet paqësore, duket të jetë diçka e pamundur, deri kur të stabilizohen marrëdhëniet e reja të forcës. Lufta tregtare dhe teknologjike, e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump kundër Kinës, është vetëm një nga aspektet e këtij tensioni, sikurse edhe rikompozimet e forcave në Evropë, janë ende larg përfundimit.

Kjo do të thotë, që ne do të duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me boshtin ruso-kinez, dhe me Shtetet e Bashkuara që do të nisin të jenë më pak të përfshira në skenën ndërkombëtare, dhe gjithnjë e më të paparashikueshme. Ky është mesazhi jo shumë qetësues, i samiteve në Normandi dhe Moskë./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: botadhe Moskësështë ndarëmë dyshmidisNormandisëPierre Haskisërish

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Ndeshja Islandë-Shqipëri, mbyllet pjesa e parë 1-0

Ndeshja Islandë-Shqipëri, mbyllet pjesa e parë 1-0

Zv.drejtori i SHÇBA e pranon hapur: Ka policë të përfshirë në trafikun e drogës

Zv.drejtori i SHÇBA e pranon hapur: Ka policë të përfshirë në trafikun e drogës

BE-drejtuesve të opozitës: Mbani përgjegjësi nëse protesta nuk do të jetë paqësore

BE-drejtuesve të opozitës: Mbani përgjegjësi nëse protesta nuk do të jetë paqësore







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

by mirseda
22:14 | 09/03/2026
0

Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e...

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

22:11 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

21:18 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com