Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Metoda japoneze: Ja si vihen foshnjat në gjumë për 13 minuta

3 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Metoda japoneze: Ja si vihen foshnjat në gjumë për 13 minuta

Vënia në gjumë e një fëmije të vogël, është shpesh një detyrë shumë sfiduese. Kush është prind e di këtë. Udhëtimet me makinë, shëtitjet e gjata në karrocë, ninulla në maksimum dhe më pas…kur gjithçka duket se po shkon në rrugën e duhur, i vogli zgjohet pikërisht nëmomentin kur e shtrini në krevat.

Dhe në atë moment gjithçka nis nga e para. Ky problem është kaq shumë i përhapur nëpër botë, sa që një grup shkencëtarësh japonezë, të udhëhequr nga Kumi Kuroda, është munduar të gjejë një zgjidhje, duke publikuar “recetën për një gjumë të qetë” (për foshnjat dhe prindërit).

Studimi që sapo është publikuar në ”Current Biology”, analizon në detaje se si ndikojnë lëvizjet në qetësimin e fëmijëve që qajnë. Shkencëtarët krahasuan reagimin e 21 të porsalindurve në 4 situata të ndryshme:në krahët e nënës që qëndron në këmbë, në krahët e nënës ulur, shtrirë në një krevat fëmijësh, dhe shtrirë në një djep që lëkundet.

Falë kamerave video dhe elektrokardiogramave, shkencëtarët ishin në gjendje të vëzhgonin reagimet fiziologjike dhe të sjelljes së fëmijëve. Dhe çfarë zbuluan ata? Kur nëna ecte me fëmijën e saj në krahë, foshnjat që qanin u qetësuan dhe rrahjet e tyre të zemrës u ngadalësuan brenda 30 sekondave.

Një efekt i ngjashëm u pa me vendosjen në djep. Por kjo gjë nuk ndodhte kur nënat e mbanin foshnjën në krahë ndërsa qëndronin ulur (në këtë rast rrahjet e zemrës u rritën), ose kur evendosën në krevatin që nuk lëkundet. Po për sa kohë duhet ecur? Shkenca thotë 5 minuta.

Të gjitha foshnjat që qanin ndaluan pas 5 minutash ecje, duke qenë në krahët e nënës së tyre,dhe gjysmën e tyre e zuri gjumi. Por kini kujdes:”Ecja për 5 minuta e nxit gjumin, por vetëm tek fëmijët që qajnë. Çuditërisht, teknika nuk funksionon tek foshnjat që janë të qetë dhe nuk qajnë”– thotë Kuroda.

Por kur nënat u përpoqën t’i vendosnin fëmijët e tyre në shtrat kur ishin përgjysmë në gjumë, më shumë se 1/3 e tyre u zgjuan plotësisht brenda 20 sekondave. Gjatë eksperimentit ndodhi pikërisht ajo që ndodh zakonisht në realitet. Ekipi i studiuesve zbuloi se të gjitha foshnjat kanë reaksione fiziologjike, përfshirë përshpejtimin e rrahjeve të zemrës, të cilat mund t’i zgjojnë kur trupat e tyre shkëputen nga trupat e nënave të tyre.

“Unë jam nënë e 4 fëmijëve, e megjithatë jam befasuar nga rezultati. Pasi deri më sot mendoja se zgjimi i fëmijës kur vendoset në shtrat lidhej me mënyrën se si është vendosur, delikatesën e lëvizjes dhe pozicionin e tij”– shton më tej Kuroda, drejtuese i grupit kërkimor. Atëherë si zgjidhet problemi i pozicionimit? Studiuesit bënë disa testime, dhe zbuluan se parametri kryesor për të qenë në gjendje të vendosësh në shtrat pa u zgjuar të porsalindurit ishte vonesa e vënies në gjumë. Në praktikë është parë se të vegjlit zgjoheshin nëse vendoseshin shumë shpejt në krevat:ata duhej të flinin në prehrin e nënës edhe për 8 minuta të tjera për të mos u zgjuar kur i vendosnin në djep.

Si përfundim, receta për t’i vënë në gjumë foshnjat që qajnë shumë dhe që s’mund të flenë është:Ecni me fëmijën në krahë për 5 minuta, duke shmangur lëvizjet e papritura. Qëndroni ulur me fëmijën në krahë për 8 minuta të tjera.

Më pas vendoseni fëmijën në krevatin e tij. Shkenca argumenton se kjo procedura është shumë efektive. Pavarësisht se e kanë kryer eksperimentin vetëm me nënat, studiuesit janë të bindur se teknika funksionon edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në këtë pikë, gjithçka që ju mbetet është ta provoni. /bota.al

Tags: femijetGjumishkencëtarët

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Rama u jep leksion si të shkruajnë emrin e Kosovës, Dua Lipa: Liberalizim vizash

Rama u jep leksion si të shkruajnë emrin e Kosovës, Dua Lipa: Liberalizim vizash

Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa

Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa

Rënie e ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu për sot

Rënie e ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu për sot







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

by mirseda
17:50 | 06/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën...

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

17:31 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com