Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Metës nuk i del inati me Ramën

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Metës nuk i del inati me Ramën

Në intervistën që dha për emisionin “Real Story”, Rama foli edhe për akuzat e fundit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti. Ai tha se nuk është aspak i surprizuar, pasi nga Meta pret gjithçka.

“Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet? Fallxhorët i ka presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve”, tha ndër të tjera Rama.

Por Meta nuk e ka lënë me kaq, por i është kundërpërgjigjur me anë të shkrimit të profesorit Paul Lendvai, një njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit.

Meta ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook një shkrim të gazetës austriake ‘Der Standard’ botuar dje, nga profesori Paul Lendvai. Që siç thotë Kreu i Shtetit, është “njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian”.

Mesazhi i Metës

Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të lexoni më vëmendje këtë shkrim të Profesorit Paul Lendvai, një nga personalitet e shquara më anti-komuniste në Europë, njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian.

________________________________________________

Mos u impresiononi nga pikturat e tij, por shikojini mirë ndikimin
Shqiptarët: forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar
Nga Profesor Paul Lendavi
Botuar në të përditshmen austriake Der Standard, 18 shkurt 2020;

Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.
Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist premton tashti një kurs të moderuar por pa kompromise në çeshtjet themelore. Të tërë vëzhguesit e informuar theksojnë njëzëri reputacionin e tij si i pakorruptueshëm. Sidoqoftë duhet pritur për të parë sa do të zgjasë e premtuara “Epokë e Re”. E sigurt është që në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje politika nuk merret me nostalgjinë e “Shqipërisë së Madhe” por me luftën për shtetin ligjor e kundër korrupsionit.
Bisedat e mija në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë.
Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tija herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.
Tragjikomedi
Përfaqësues të Partisë Demokratike, e cila ka bojkotuar parlamentin e zgjedhjet, e quajnë tragjikomike verifikimin e magjistratëve dhe e quajnë qeverinë si “vetëshërbim” por abuzimi politik me pushtetin e drejtësisë ka bërë prej dekadash dëme në administratë. Megjithatë edhe kritikët më të ashpër të qeverisë Rama theksojnë se negociatat me BE duhet të fillojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.
Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhe këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.
Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar. Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak.

Tags: edi ramailir metakapja e insitucioneve

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Jo më “çifti mbretëror”/ Mbretëresha merr vendimin për Meghan dhe Harry-n

Jo më “çifti mbretëror”/ Mbretëresha merr vendimin për Meghan dhe Harry-n

“Prova të reja për grushtin e shtetit”, Meta bën lëvizjen urgjente

“Prova të reja për grushtin e shtetit”, Meta bën lëvizjen urgjente

Braho kundër Metës: Rama s`ka pse bën grusht shteti, ai ka pushtetin

Braho kundër Metës: Rama s`ka pse bën grusht shteti, ai ka pushtetin

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com