Meta vlerëson shkrimin e publicistit Kulla mbi blerjen e votës

Presidenti Meta ka komentuar në Facebook një shkrim nga publicisti Ndriçim Kulla me titullin: “Për cilindo që tash sekserët e votës kanë filluar t’iu vijnë rrotull për pazar.”
Sipas Metës, Ndriçim Kulla me shkrimin e tij e fton shoqërinë në një reflektim të thellë.
Postimi i Metës:
Ilir Meta: Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.
Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë. 🇦🇱