“Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën te vila ku pushojnë në verë gruaja ime dhe fëmijët e mi. Ka marrë me radhë shtëpitë e mia, të vjetra dhe të reja. Të gjitha të blera me para të fituara me punë të ndershme. Të gjitha të deklaruara në dy shtete, në Itali dhe në Shqipëri.
Dijeni sot e përgjithmonë: nuk ma mbyllni dot gojën! As me 1000 Taulantë, as me kriminelë, as me oligarkë e as me filmime alla mafiozësh.
Kur vendosa t’i futem kësaj rruge, e bëra pikërisht sepse dua t’i jap fund mafies së pushtetit tuaj”- shkruan deputeti Agron Shehaj.












