Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Meta të dalë në pension”/ Manjani: Nuk duhet të kishte humbur kohë në zyrën e Presidentit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Meta të dalë në pension”/ Manjani: Nuk duhet të kishte humbur kohë në zyrën e Presidentit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me raportin e nxjerrë nga Komisioni i Venecias për presidentin Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se ndodhet në një dilemë dhe se duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë: “Presidentin e Republikës apo opozitarin ndaj qeverisë”.

Sipas Manjanit, Ilir Meta nuk duhet të kishte humbur kohë në postin e presidentit, teksa thekson se raporti nuk jep asnjë arsye që Meta të shkarkohet. Por sipas tij, arsyeja pse Kreu i Shtetit duhet të dalë në pension të parakohshëm, është se atij nuk i njohin e as i botojnë një dekret.

Postimi i Plotë:

Dilema që duhet ndarë.
Për mendimin tim Ilir Meta, para së gjithash, duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, Presidentin e Republikës (politikanin pensionist) apo opozitarin ndaj qeverisë.

Kjo është dilema themelore që Ai duhet ta zgjidhë me veten e vet.

Të dyja nuk bëhen sepse nuk bën dot asnjërën siç duhet.

Kam patur idenë (ndoshta i vetmi) që 2 e më shumë vite më parë se Ilir Meta nuk duhej të humbte kohë të çmuar në zyrën e Presidentit. E kam thënë hapur këtë gjë.

Sot, nuk është Venecia arsyeja përse duhet të largohet nga Presidenca, siç propogandojnë çakejt mediatikë të Rilindjes. Venezia, të paktën sipas projekt raportit që doli para afatit, nuk sugjeron shkarkimin e Presidentit. “Tejkalimi i kompetencave kur ska ligj dhe arsye të mëdha natyrore”, nuk është shkelje që çon në shkarkim. Kjo është e qartë kristal.

Nuk është as “fjala e thënë” te portali i Çimit, që të gjithë qeveritarët e çakejt e tyre bëjnë sikur se shohin, por e paskan parë dhe konspektuar atë intervistë.

Presidentit të Republikës nuk i njohin e as i botojnë një dekret. Kjo është arësye shumë më e fortë sesa 100 raporte nga Venecia. Sipas meje, kjo është arsye që Ilir Meta të dalë nga pensionimi i parakohshëm i vetvetes dhe të vihet përballë sunduesve politikë.

Ilir Meta përballë sunduesve ka më shumë kuptim sesa në krye të shtetit që ata sundojnë. Një President sado i guximshëm nuk e ndalon dot sundimin politik të shtetit që ata e kanë sot në dorë. Është shteti i tyre, fund e krye. Me kët shtet ata rrëmbejnë prona, burgosin kundërshtarë, dhunojnë qytetarë, shesin pasurinë publike, fusin në borxh të përjetshëm njerëzit, prishin trashëgiminë e historinë e këtij vendi etj etj…

Ilir Meta jo vetëm nuk e ndalon dot këtë shtet, por so s’do identifikohet me të.
Sundimtarët kujdesen që ta shesin si “të tyrin” sa herë ju duhet. E mbani mend Edi Ramën kur thoshte, “Ilir Meta është President korrekt me detyrën”? Deri 24 orë para anulimit të zgjedhjeve kështu thoshte. Pastaj ndryshoi loja…

E pastaj na doli që kishin ngrënë dhe darka, e pastaj konspiracioni nën punën e vet, e pastaj…… Ska fund kjo histori.

Megjithatë, dilema President e në pension politik apo në Politikë dhe përballë Ramës, është e gjitha për t’u zgjidhur nga Ilir Meta. Nga askush tjetër!

Deri atëhere, llogjika e do që secili sheh punët e veta. Se nuk legjitimon votimet moniste Venecia, o të marrë!

Votimet ua dhjeu populli shqiptar dhe ODIHR. Dhe për shkak të ODIHR edhe çdo kancelari në Perëndim.

Ndërkohë, Jam i bindur se tani, pikërisht tani Edi Rama e do më shumë Ilir Metën President sesa opozitar.

Të shohim, por vendi ka nevojë për parlament pluralist, jo për debate koti si ky….

 

Tags: ilir metapensionposti i presidentitylli manjani

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
“Shkeli Kushtetutën”/ Ironizon Meta: Si mund t’i trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias”

“Shkeli Kushtetutën”/ Ironizon Meta: Si mund t'i trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias”

“E thyejmë në mes këtë regjim”, Alibeaj flet për aksionet e ardhshme të opozitës

Emërimet në polici/ PD: Rama po rikthen policët që mbollën Shqipërinë me drogë

Meta sërish thirrje për largimin e shqiptarëve: Ndaloni ikjen dhe izolimin e vendit

Meta sërish thirrje për largimin e shqiptarëve: Ndaloni ikjen dhe izolimin e vendit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

by mirseda
21:43 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Austri, ku ka humbur jetën, kushëriri i mesfushorit shqiptar...

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com