Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta takohet me Juncker: Të hapen negociatat e anëtarësimit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta takohet me Juncker: Të hapen negociatat e anëtarësimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot delegacionin e lartë të Komisionit Europian në Tiranë, kryesuar nga Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit,  Johannes Hahn.Presidenti Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe inkurajuese këtë vizitë për Shqipërinë. Ai evidentoi faktin se të gjitha forcat politike parlamentare ndajnë të njëjtin synim madhor për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, dhe bashkohen në dëshirën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit shpreson se falë përpjekjeve të përbashkëta, mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë gjatë Presidencës Bullgare, gjatë këtij 6-mujori.

Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i reformave në 5 prioritetet kyçe, Presidenti Meta vlerësoi se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmërinë si tek qytetarët shqiptarë ashtu edhe tek vendet anëtare të BE-së.

Duke u ndalur tek zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta, inkurajoi heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me besimin se Marrëveshja për Demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të përmbyllet së shpejti me sukses.

Presidenti Meta ndau të njëjtën bindje mbi rëndësinë që ka forcimi i rolit stabilizues të Shqipërisë në rajon. Ai siguroi se mbetet konseguent në rolin e tij konstruktiv dhe të dobishëm për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë që ka frenimi dhe dekurajimi i politikave populiste në dëm të proceseve integruese dhe atyre të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Tags: anëtarësimithapenJunckerMetanegociatattakohet

TË LIDHURA

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%
Aktualitet

Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

18:48 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Next Post
Foto/ Vajzat nuk më donin se isha “barkderr”

Foto/ Vajzat nuk më donin se isha “barkderr”

Zhvatje në Qafë Thanë, ironizon Fuga: Ministri me thasë me kripë në kurriz…

Zhvatje në Qafë Thanë, ironizon Fuga: Ministri me thasë me kripë në kurriz...

Zv.ministri zbulon arsyen: Meçollari u shkarkua pasi refuzoi të firmoste për klanin Berisha

Zv.ministri zbulon arsyen: Meçollari u shkarkua pasi refuzoi të firmoste për klanin Berisha







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës
Bota

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

by mirseda
19:29 | 09/03/2026
0

Irani është i përgatitur për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë...

Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

19:27 | 09/03/2026
Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

19:21 | 09/03/2026
Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

18:51 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com