Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në takim, presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.
Gjithashtu, Meta theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.
Ndër të tjera, Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.