Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i bindur se pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re.
Në një prononcim për mediat nga Korça, Meta tha se dy do jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme, prekja e kushtetutës dhe prekja e votës.
Sipas kreut të shtetit, kush prek votën duhet t’i pritet dora si në mesjetë.
Ilir Meta: “Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, ku dy do jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë: prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk do të preket më pa folur populli në referendum, siç e vendosi vetë populli me referendum në ’98 dhe që këta e kthyen aty ku e kthyen e prandaj jemi në këtë situatë. Dhe e dyta, prekja e votës. Kush prek votën ti preket dora si në mesjetë., meqënëse dënimin me vdekje e kemi të ndaluar”.