Në Itali, janë rritur sërish rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Brenda një dite, janë regjistruar 19.143 të infektuar, ndërsa janë shënuar 91 viktima.
Numri i personave të shëruar ka shkuar në 2,352 për të njëjtën periudhë kohe.
Italia është njëri prej vendeve më të prekura nga koronavirusi.
Që nga nisja e pandmisë, janë regjistruar me 484,869 të infektuar dhe 37,059 viktima.
Vendi fqinj po përballet me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin.