Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta përkujton Çlirimin e Skraparit: Përulem me mirënjohje

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri: Rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar 5 shtatorin, datë kjo që shënon çlirimin e qytetit të Çorovodës dhe të gjithë krahinës së Skraparit nga zaptuesit e huaj.

Përmes një statusi në “Facebook”, Meta shprehet se është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori. Ndërsa shton se është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot është 5 Shtatori, një ditë shumë e dashur për mua dhe për të gjithë ata të cilët janë nga Skrapari: Dita e Çlirimit nga pushtuesi të Çorovodës dhe mbarë krahinës nga ne jemi.

Por 5 Shtatori 1942 është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori, pikërisht disa ditë përpara Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë patriotëve shqiptarë në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj sot përulem me mirënjohje të veçantë ndaj Komandantit të çetës plakë të Skraparit, Mestan Ujanikut, kryengritësit të përhershëm, i cili vdiq tragjikisht në burgjet e komunizmit, vetëm pse mbështeti deputetët e pavarur pas çlirimit, sepse kishte luftuar që njerëzit të zgjidhnin të lirë dhe jo të vendoseshin nën zgjedhën e një regjimi monist.

Skrapari qëndroi një kështjellë e papushtuar deri në fund, ndonëse e pagoi me masakra çnjerëzore, si ato që nazistët kryen në janar 1944, në Vlushë, Krushovë, Turbohovë dhe Kapinovë, ku u ekzekutuan 114 burra e fëmijë, për të terrorizuar të gjithë krahinën kryengritëse. Por vetëm pak ditë me vonë forcat naziste do përjetonin një nga disfatat më të rënda të “Operacionit të Dimrit”, pikërisht në betejën e lavdishme të Tendës së Qypit, ku shkëlqeu trimëria e popullit të Skraparit me në krye Heroin Zylyftar Veleshnja, në krah të forcave të Brigadës së Parë Sulmuese.

Ndërsa në Vlushë, vetëm dy muaj pas masakrës, u krijua Brigada e 7-të Sulmuese, një nga formacionet më të lavdishme të Luftës Antifashiste, ku nën komandën e Gjin Markut, u bashkuan edhe disa qindra djem e vajza partizane të krahinës, që e ndoqën pushtuesin deri në Vishegrad.

Ngjarje të tjera të rëndësishme si Kongresi i Pare i Rinisë Antifashiste në Helmës dhe krijimi i Brigadave e formacioneve të tjera partizane në këtë krahinë, ishin një kontribut për fuqizimin e Luftës Antifashiste deri në çlirimin e Shqipërisë.

Ndërkohë që dy nga betejat më kryesore të “Operacionit të Qershorit”, ajo në Qafën e Gjarprit dhe Qafën e Shkozës u zhvilluan pikërisht në Skrapar, ku pushtuesit u thyen keq dhe u detyruan të kthehen pas.

Sot është momenti të nderojmë qindra dëshmorët që dha populli i Skraparit për Çlirimin e vendit dhe të gjithë personalitetet të cilët drejtuan Luftën, si Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnja, Kahreman Ylli, Neshat Hysi, Njazi Çepani, Iliaz Sevrani dhe plot të tjerë.

Sot kujtojmë Ramiz Aranitasin, emrin e të cilit mban me krenari gjimnazi i qytetit, si dhe Heroin e Popullit Estref Caka, i cili dha jetën për çlirimin e kryeqytetit dhe 417 dëshmorët që i dha Skrapari, Çlirimit të Atdheut.

Sot nderojmë të gjithë ata heronj të cilët vaditën me gjakun e tyre tokën e Skraparit dhe mbetën të përjetshëm në krenarinë e betejave të fituara si Xheladin Beqiri, Gani Nivica, Mefail Rozani dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë të gdhendur vetëm në lapidarët e Tendës së Qypit, Qafës së Gjarprit e Qafës së Shkozës, por mbi të gjitha në zemrën e popullit të Skraparit, që kurrë nuk e harron çmimin e lirisë.

Është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.??

 

Tags: 75-vjetorinÇlirimi i AtdheutÇlirimin e Skraparitilir meta

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
Votimi elektronik/Bylykbashi: Sistemi në shinat e duhura, s’preken më votat!

Raporti i ODIHR-it/ Bylykbashi: Më keq se kaq, demokracia vdes përfundimisht!

“Mihal Kokëdhima s’ishte në terezi”/ Avokati debat me Klosin: U hodh instiktivisht mbi makinë

“Mihal Kokëdhima s'ishte në terezi”/ Avokati debat me Klosin: U hodh instiktivisht mbi makinë

Deklarata e gazetari: Turistët kanë vjedhur gjëra nga më të çuditshmet

Deklarata e gazetari: Turistët kanë vjedhur gjëra nga më të çuditshmet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com