Kreu i Shtetit, Ilir Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Ndërkohë, i ftuar në emisionin “Repolitix” këtë mbrëmje, Gjinushi i është përgjigjur presidentit, duke e cilësuar veprimin e tij dramatik për shtetin ligjor.
Po ashtu, ai shprehet se gjatë vonesës së dekretit, ia ka bërë të qartë Metës, përballë dhe me mesazhe, që të mos politizojë zgjedhjet tek Akademia e Shkencave.
“Ky është një veprim dramatik, jo për mua por shtetin ligjor. Ja kam thënë disa herë edhe gjatë vonesës së dekretit që të mos politizojë zgjedhjet te Akademia e Shkencave. Ia kam thënë disa herë edhe me mesazhe. Takimin ia kam kërkuar unë. Këtu nuk ka asgjë ligjore dhe je i detyruar që të përsërisësh një refren nul, pasi Presidenti në rastin e kryetarit të ASH dhe rektorit ka kompetencë honorifike, pavarësisht se përdoret termi emërimin.
Ligji thotë qartë që personi i zgjedhur dekretohet nga Presidenti, pra aty nuk ka shqyrton legjitimitetin e zgjedhjeve, pasi atëherë do të jepeshin edhe zgjidhjet. Ajo që ka shumë rëndësi, nuk ngatërrohet emërimi i kryetarit të ASH dhe rektorit, me emërimet e tjera me bazë propozimi, nga kryeministri apo të tjerë. Zgjedhja ime është në fuqi, pasi nuk ka kush ta shfuqizojë. Si mundet që për të vendosur një legjitimitet, vendimi nuk është ankimuar, ka marrë formë të prerë. Emërimi është formal. Ia kam thënë Metës, që Kushtetutën e kemi shkruar vetë. Presidenti vetëm heshti”, deklaroi Gjinushi.