Kronikë

Aksidentoi për vdekje 2 të rinjtë shqiptarë, flet nga burgu 30-vjeçarja italiane


               Publikuar në : 21:53 - 12/07/19 Enno

Dy të rinj shqiptarë, përkatësisht të moshës 20 dhe 22 vjeç u aksidentuan për vdekje mbrëmjen e 30 qershorit nga 30-vjeçarja Irina Vetere. Ajo po drejtonte automjetin për t’u kthyer në shtëpi, teksa ishte në gjendje të dehur, dhe në një moment përplasi për vdekje Ergi Skënderin dhe Xhulio Kajan.

Nga rezultatet e raporteve hetimore mësohet se italiania kishte pirë alkool pesëfish mbi normën e lejuar.

Pas ngjarjes tragjike ajo u shtrua në spital për shkak të plagëve që kishte marrë. Në 4 korrik u dërgua në burg, nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në aksident. 30-vjeçarja ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen tragjike, nga burgu i grave në Modena ku qëndron prej ditësh.

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve. Nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere duke qarë.

Ndërkohë, avokati i saj mbrojtës ka folur për mediat vendase mbi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet 30-vjeçarja, për të cilën është shprehur se nuk mendon për asgjë tjetër veçse aksidentit fatal.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT