Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve: E-maili anonim “u mbars mali dhe polli një mi”

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Autoriteti i Dosjeve është aneks i qeverisë, tromaksën edhe kryetaren e Kuvendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është pikërisht ai që qëndron pas e-mail-it anonim për shtetasin me iniciale I. M.

Meta deklaroi se kreu i qeverisë me kalimin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit, bëri një autogol që do i kushtojë shtrenjtë. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Rama, si shpikësi i email-it anonim “I.M”. Meta tha gjithashtu se Rama është duke u trembur nga Partia e Lirisë.

“Tani Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu ka lekë për pedagogë, student, pensione. Po ai nuk rrit dot këto se s’do shkojnë në xhepin e tij. Ai fryn kontratat, PPT me qëllim për ti mbajtur ai.

Rama është shpikësi email-it anonim, e di mirë që ka bërë një autogol që do i kushtojë shumë. Por ai ka më shumë gjëra të tjera. Partia e Lirisë e tmerron, ia prish gjumin. Sa i takon Autoritetit të manipulimit ju e dini që me atë jemi në një proces gjyqësor dhe do të vazhdojë. Kuvendi i Shqipërisë është tromaksur nga aktet që ka parë kryetarja e Kuvendit, dhe e kanë tromaksur dhe atë. Tani të gjithë e dimë që kemi të bëjmë me një akt mafioz. Dhe zgjidhja është Edi Rama, i cili është një peng, se ai nuk është zoti i kësaj afere, ai është pengu i kriminelëve”, përfundoi Meta.

Ilir Meta tha se ligji i miratuar dje në Kuvend për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, është si shprehja popullore “u mbars mali dhe polli një mi”.

Duke bërë ironi me një video të Ramës me breshkat në zyrën e tij, Meta tha se uron që ky “mi”, ta ndihmojë kryeministrin me frymëmarrjen për betejat që do të vijnë.

“Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij, meqë përmendët Allende, e kam bërë atë deklaratë dhe e dija se çfarë vinte pas saj, por nëse do isha Allende, Rama s’do ishte dot Pinochet. Unë e kam mbajt premtimin tim dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës dhe i kam fituar të gjitha betejat.

Për çështjen e ligjit që ca kanë bërë këta mbrëmë, dihet, “u mbars mali dhe polli një mi”…  Mali u mbars në 25 korrik nga një e-mail anonim dhe polli mbrëmë ne mes të natës një mi”.

Tags: hapja e dosjeveMetarama

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

Kur policia përveç njeriut ekzekuton edhe të vërtetën

Humbja e 32-vjeçarit/ Rama: Policia u soll në mënyrën më korrekte, këta duan të nxjerrin njerëzit në rrugë si me Rashën

Humbja e 32-vjeçarit/ Rama: Policia u soll në mënyrën më korrekte, këta duan të nxjerrin njerëzit në rrugë si me Rashën

Berisha: Qeveria asgjësoi sistemet e policisë, tentoi zhdukjen e provave

“U përsërit skenari i Klodian Rashës”, Berisha: Të kapërdish një “qese” është jashtë imagjinate







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com