Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta në Nju Jorku flet për “Mandelat’ shqiptare, thekson nevojën e dialogut politik

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta në Nju Jorku flet për “Mandelat’ shqiptare, thekson nevojën e dialogut politik

Presidenti i Republikës,Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti me një fjalim Samitin e Paqes “Nelson Mandela” të mbajtur në Organizatën e Kombëve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju-Jork.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu i shtetit shqiptar u shpreh:

“E nderuara Zonja Presidente, Presidenti i Afrikës së Jugut, zoti Ramaphosa, Shkëlqesitë Tuaja, Zonja dhe zotërinj,

Do të doja t’u bashkëngjitesha folësve të mëparshëm duke mirëpritur miratimin e Deklaratës Politike.

Dëshiroj të përgëzoj organizatorët si dhe ata që mundësuan këtë Samit të Paqes për të na risjellë sërish në mendje imazhin e Njeriut, i cili frymëzoi botën mbarë me angazhimin e tij për paqen dhe pajtimin si dhe me përkushtimin e këmbënguljen e tij duke luftuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Duke njohur e pranuar periudhën e viteve 2019-2028, si Dekadën e Paqes të Nelson Mandelës, ne si Shtete Anëtare, angazhohemi për të bërë më shumë përpjekje të përbashkëta duke qenë së bashku përgjegjës ndaj vlerave dhe parimeve të kësaj Deklarate.

Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tonë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre. Por ata mbijetuan për të na treguar dhe për të na inkurajuar që të jemi më tolerantë për besimet, fenë dhe etninë e njëri-tjetrit.

Ne duhet të luftojmë dhe të veprojmë së bashku për këto vlera.

Zonja dhe zotërinj!

Ndërsa ne flasim këtu, në mbarë botën ka ende shumë konflikte të dhunshme, si dhe mundësi të ndryshme për luftë që duhet të parandalohen si dhe kriza humanitare që duhen të përballen e tejkalohen. Ka shumë shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, dhe qëllimi ynë për paqen globale ende nuk është arritur.

Në mes të gjitha këtyre dimensioneve të paqëndrueshmërisë, ekziston trashëgimia e njerëzve që kanë luftuar për paqen dhe për një të ardhme paqësore.

Sot ne po kërkojmë mënyra të reja për të promovuar sa më mirë qëndrueshmërinë e paqes dhe për ta përdorur sa më mirë parandalimin e konflikteve në një perspektivë afatgjatë.

Në këtë drejtim, Shqipëria vëren se kemi nevojë për një qasje të gjithë shoqërisë njerëzore, të mbështetur nga institucione të forta dhe sundimi i ligjit, siguria njerëzore, zhvillimi përfshirës dhe gëzimi i plotë i të drejtave të njeriut për të gjithë njësoj.

Në prag të përvjetorit të 70-të të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dëshiroj të theksoj se të drejtat e njeriut përbëjnë me të vërtetë një bazë kritike për paqen dhe se elasticiteti ka hedhur spirancën dhe është ankoruar në sinergjitë mes përmbushjes së të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës paqësore në gjirin e shoqërive tona.

Meqenëse të drejtat e njeriut janë universale, ato përbëjnë shtyllën kurrizore të shoqërive tona në ndërtimin e paqes dhe garantimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

Zbatimi i Axhendës 2030 dhe qëllimi i saj për nxitjen dhe mëkimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse na çojnë drejt promovimit të parandalimit si një hap i hedhur para nga kultura e paqes dhe e sigurimit të bashkëjetesës paqësore mes kombeve, shoqërive, bashkësive dhe individëve.

Të dashur kolegë,

Miratimi i reformës së Sekretarit të Përgjithshëm mbi Paqen dhe Sigurinë që u mbështet nga Shqipëria, është një qasje e re për t’iu përgjigjur në mënyrë efikase kombeve të brishta dhe shoqërive të cenueshme, për të parandaluar konfliktet dhe për të ndërtuar një paqe sa më të qëndrueshme e të drejtë.

Unë besoj se nxitja e dialogut politik dhe forcimi i multilateralizmit janë mënyrat më të mira në promovimin e shoqërive globale me bazë rregullash bazuar në vlerat e të drejtave të njeriut dhe në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

“T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e njerzillëkut të tyre”. – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.

Ju faleminderit dhe ju uroj një takim sa më të sukseshëm e të mbarë!”

Tags: "Mandelat’ shqiptaree dialogutfletMetanevojënNju Jorkupolitikthekson

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post

Berisha i bindur: Pushteti dhe narkopolicia një me ‘Bajrajt’

Salvini: Hetimet “medalje nderi”

Ligji i emigracionit/Qeveria Italiane miraton "Dekretin Salvini"

Zero konkurrencë për garën shumëmilionëshe të rrugës Kardhiq–Delvinë

Zero konkurrencë për garën shumëmilionëshe të rrugës Kardhiq–Delvinë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com