Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta në Gjermani: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE, s’ka alternativë tjetër

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta thërret në takim urgjent ambasadoren kroate: Ballist Morinës i rrezikohet jeta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë i ftuar nga homologu i Tij, Frank-Ëalter Steimeier.

Presidenti i Republikës theksoi gjatë takimit dhe konferencës për shtyp se: “Shqipëria u kushton një rëndësi shumë të veçantë marrëdhënieve me Gjermaninë dhe kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të tyre. Me shumë kënaqësi konstatoj se Presidenti Steinmeier ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”

“Marrëdhëniet sot janë të shkëlqyera dhe të një bashkëpunimi strategjik, të cilat janë forcuar në këto 30 vjet, duke krijuar një perspektivë po aq të shkëlqyer dhe një klimë shumë të mirë për shtrirjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Unë do të doja të theksoja se ne jemi të bindur që e vetmja perspektivë për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian. Besojmë që për këtë është e bindur edhe vetë Evropa, pasi nuk ka alternativë tjetër për vendet tona përveç anëtarësimit në BE, sepse çdo alternativë tjetër është kthim te nacionalizmi, tek e kaluara dhe te konflikti, gjë që nuk është në interes as të vendeve tona, por padyshim dhe të vet BE-së” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për mbështetjen dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësimin në NATO.

Fjala e plotë e presidentit Meta

Shumë faleminderit i nderuar Presidenti Steinmeier për këtë ftesë, për këtë mundësi të shkëlqyer për të vizituar Berlinin dhe ju personalisht dhe mbi të gjitha për të rikonfirmuar vullnetin e përbashkët për të forcuar akoma më tej partneritetin e shkëlqyer midis dy vendeve tona në interes, jo vetëm të zhvillimit të Shqipërisë dhe perspektivës së saj evropiane, por njëkohësisht dhe perspektivës evropiane të gjithë rajonit tonë. Njëkohësisht dhe forcimit të bashkëpunimit tonë edhe më tej edhe për të gjitha ato tema të rëndësishme dhe kritike, që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë në Ballkan, në Mesdhe dhe në të gjithë kontinentin ku sikurse dhe ju e thatë.

Shqipëria, si një vend anëtare e NATO-s, luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe kontribuon pa ndërprerje, sidomos në luftën kundër terrorizmit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe kundër çdo rreziku që vjen nga jashtë kontinentit tonë, i cili synon të shfrytëzojë sidomos rajone ende të pastabilizuara mirë, sikurse është rajoni i Ballkanit.

Në këtë drejtim dua t’ju siguroj që ne do të vazhdojmë të forcojmë rolin konstruktiv dhe moderues në rajonin e Ballkanit në interes të perspektivës evropiane të përbashkët të gjithë vendeve tona dhe për këtë mbështetemi fuqimisht në marrëdhëniet me Gjermaninë.

Dua t’ju falënderoj për vëmendjen tuaj edhe personale, të veçantë për të ndjekur zhvillimin e Shqipërisë, reformat e saj të cilat e afrojnë edhe më shumë dhe me BE-në.

Një falënderim të veçantë e kam dhe për mbështetjen e veçantë të Gjermanisë për të inkurajuar reformën në drejtësi, e cila tashmë është në momentet mjaft të rëndësishme të zbatimit të saj, gjë që do të ndihmojë shumë në forcimin e sundimit të ligjit në vend, njëkohësisht do të ndihmojë edhe në një aspekt tjetër tepër domethënës që ju e përmendët pikërisht në përmirësimin e klimës së biznesit, në rritjen e investimeve të huaja dhe natyrisht dhe rritjen e mundësive sidomos për të rinjtë në vendin tonë në mënyrë që ata të punësohen aty dhe ta shohin të ardhmen në Shqipëri.

Dua t’ju falënderoj për fjalët mjaft të mira që thatë për komunitetin shqiptar që jeton në Gjermani dhe në këtë drejtim dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, që është një ndihmë për këtë komunitet.

Ashtu sikurse jam i bindur se bashkëpunimi ynë në shumë fusha të tjera do të bëjë të mundur sidomos të formimit profesional që të rinjtë shqiptarë të shohin mundësinë e të ardhmes së tyre në Shqipëri, ashtu sikurse shpresojmë që me efektet pozitive të reformave dhe me përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit të rriten dhe investimet gjermane dhe ato të huaja në Shqipëri, por dhe shumë të rinj të talentuar dhe të aftë që jetojnë në Gjermani apo në vende të tjera të kthehen në Shqipëri dhe të kontribuojnë për zhvillimin e saj.

Një falënderim të veçantë për angazhimin e Gjermanisë për Procesin e Berlinit, që nga fillimi i tij dhe për vazhdimësinë e mëtejshme. Është një mënyrë tjetër që na bashkon ne vendet e rajonit për një të ardhme të përbashkët jo vetëm për infrastrukturë më të mirë, por për një marrëdhënie mirëbesimi dhe për një perspektivë më të fortë dhe më të prekshme evropiane për të gjitha vendet tona.

Me këtë rast do të dëshiroja të shprehja kënaqësinë që në këto 30 vitet e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona ka një lulëzim të pandërprerë të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe kemi hedhur një themel mjaft të fortë për një të ardhme të shkëlqyer afatgjatë dhe strategjike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, sepse stabiliteti i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor, jam i bindur që është kyç edhe për sfidat me të cilat ndeshet Gjermania dhe BE-ja sot dhe në të ardhmen.

Edhe një herë shumë faleminderit për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Gjermanisë z. President!

Pyetje nga gazetarët

A mendoni qe pas zgjedhjeve në Gjermani do të mbetet ende në fokus integrimi evropian i Shqipërisë dhe rajonit tuaj, duke pasur parasysh edhe problemet e brendshme që po kalon BE-ja?

Presidenti Meta: Unë do të doja të theksoja se ne jemi të bindur që e vetmja perspektivë për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian. Besojmë që për këtë është e bindur edhe vetë Evropa, pasi nuk ka alternativë tjetër për vendet tona përveç anëtarësimit në BE, sepse çdo alternativë tjetër është kthim te nacionalizmi, tek e kaluara dhe te konflikti, gjë që nuk është në interes as të vendeve tona, por padyshim dhe të vet BE-së.

Jam i bindur se disa nga shqetësimet me të cilat ndeshet dhe opinioni publik këtu në Gjermani dhe që mund të kenë reflektuar dhe në këto zgjedhje na obligojnë si ne, si Shqipëri, si dhe vendet e tjera të rajonit tonë që të bashkëpunojmë akoma më shumë me Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane në luftën kundër krimit të organizuar për të luftuar akoma më tej kund

Tags: Alternativedo të anëtarësohene BallkanitgjermaniMetanë BEperendimorS`katjetervendet

TË LIDHURA

Përgjimet e SkyECC: Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë e drogës nga “Pepe”
Aktualitet

Përgjimet e SkyECC: Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë e drogës nga “Pepe”

15:02 | 24/05/2025
‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut
Aktualitet

‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut

14:59 | 24/05/2025
LGBT marshon në Tiranë, ambasadori Gonzato: “Kërkojnë respekt, jo mëshirë”
Aktualitet

LGBT marshon në Tiranë, ambasadori Gonzato: “Kërkojnë respekt, jo mëshirë”

14:54 | 24/05/2025
Next Post
Inter sërisht ‘pazar’ në Francë

Inter sërisht ‘pazar’ në Francë

Burgjet e grave gjatë komunizmit dhe fundi i repartit nr.318

Burgjet e grave gjatë komunizmit dhe fundi i repartit nr.318

Robben: ‘Paratë nuk bëjnë gola’

Robben: ‘Paratë nuk bëjnë gola’

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përgjimet e SkyECC: Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë e drogës nga “Pepe”
Aktualitet

Përgjimet e SkyECC: Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë e drogës nga “Pepe”

by mirseda
15:02 | 24/05/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e grupit të strukturuar shqiptar në trafikun e drogës mes...

‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut

‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut

14:59 | 24/05/2025
Për herë të parë, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e të atit

Për herë të parë, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e të atit

14:56 | 24/05/2025
LGBT marshon në Tiranë, ambasadori Gonzato: “Kërkojnë respekt, jo mëshirë”

LGBT marshon në Tiranë, ambasadori Gonzato: “Kërkojnë respekt, jo mëshirë”

14:54 | 24/05/2025
U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi

U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi

14:51 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com