Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Burgjet e grave gjatë komunizmit dhe fundi i repartit nr.318

9 vjet ago
in Të Gjitha

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin social  “Facebook” të dhëna mbi burgjet e grave në Shqipëri gjatë komunizmit dhe fundi i repartit nr.318.

Gjatë viteve të diktaturës komuniste, vuajtën dënimet e dhëna nga gjykatat një numër i madh grash. Në vitet 1944-1950 pranë çdo burgu ekzistonin një apo disa dhoma të posaçme ku vuanin dënimin gratë. Në vitet 1950-1966 gratë vuajtën dënimin në Punëtoria Qendrore e Artizanalit në rrugën “5 Maji” në Tiranë, e specializuar për kryerjen e punimeve të ndryshme artizanale, e cila u vendos në ish fabrikën e cigareve “Flora” të Ibrahim Biçakçiut. 30-40% e të burgosurve të efektivit të këtij reparti ishin gra. Ata punonin kryesisht si rrobaqepëse dhe në bujqësi (dërgoheshin në Valias). Në vitin 1966 u çel në Qytetin Stalin (sot Kuçovë), reparti nr.318 i specializuar vetëm për gratë. Në këtë repart gratë punonin kryesisht në bujqësi. Në vitin 1976 reparti u zhvendos në Kosovë të Elbasanit, i konceptuar me dy godina kryesore për të dënuarat ordinere dhe politike si dhe një godinë për kuzhinën. Në maj 1990, meqë numri i grave ishte ulur ndjeshëm nga amnistia e vitit 1989, të burgosurat e pakta u zhvendosën në repartin nr.325 Tiranë. Në repartin nr.318 erdhën të dënuarit e Burgut nr.321 të Burrelit, 71 të dënuar politikë dhe 11 ordinerë. Disa nga të dënuarit politikë ishin Spartak Ngjela, Skënder Shehu, Fadil Paçrami, Nesti Nase, Rahman Parllaku, Kiço Ngjela, Lipe Nashi, Sadik Bekteshi, Fatos Lubonja.

Me fillimin e vitit 1991 të burgosurit politikë u liruan hap pas hapi, të fundit e tyre më 17 mars 1991.

Bashkëlidhur e vitit 1990 një foto nga Reparti nr.318 Kosovë. Dhoma e takimeve ka të shkruar parullën: “Të zhvillojmë drejt dhe me vendosmëri luftën e klasave”.

Tags: burgjete gravefundigjatëi repartitkomunizmitnr.318

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Robben: ‘Paratë nuk bëjnë gola’

UEFA i thotë ‘PO’ Kosovës

Pafuqia e policisë përballë kriminelëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com