Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti dorëheqjen e presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve në vend.
Sipas Metës, populli i Kirgistanit, i tregoi botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen dhe poshtërimin e qytetarëve.
Kreu i shtetit thotë se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë, duke i dhënë kështu edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
”Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!’’, shkruan Meta në Facebook.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3444238575622391