Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta jep premtimin e radhës: Do miratojmë ligjin që garanton rritje pagash çdo vit

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta jep premtimin e radhës: Do miratojmë ligjin që garanton rritje pagash çdo vit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, garantoi se PL në pushtet “do të miratojë ligjin për indeksimin e pagave në raport me inflacionin dhe rritjen ekonomike, rritje e pagave që do të realizohet çdo vit”. Ai tha se synimi është që shqiptarët të kenë jo paga për të mbijetuar, por paga jetese për të garantuar mirëqenie.

“Ne synojmë të kemi një zhvillim ekonomik, që përkthehet në rritjet e pagave aktuale të shumicës së shqiptarëve, që janë paga mbijetese, sa për të mbajtur frymën gjallë, në “paga të jetesës” që garanton mbulimin e kostove të jetesës, dhe një mirëqenie të familjeve shqiptare. Për një jetë cilësore dhe me dinjitet në vendin e tyre”.

Meta tha se PL propozon uljen e “barrës fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas”.

“Sistemi i taksimit korruptiv të Rilindjes ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Tatim Mbi Dividentin në masën 8%, ndërsa do taksojë profesionistët e rinj, të vetpunësuarit, që janë shtylla kurrizore e shoqërisë dhe ekonomisë, me 23% të fitimit.

A ka taksim më të pandershëm mbi kapitalin njerëzor? Mbi talentin, arsimin, energjinë dhe djersën e shqiptarëve të kualifikuar për punë?

Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas”, u shpreh Meta.

Duke folur për administratën publike, Meta citoi se ajo do jetë e mbushur “me profesionistë dhe jo patronazhistë”. “Ne synojmë meritokracinë në administratën publike, si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse. Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian.

Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja.

Kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të shumicës së qyteteve dhe trevave tona, pasi largimi i detyruar i intelektualëve nga këto zona, si dhe largimi i shërbimeve, i ka bërë të pamundura këto shërbime për tu përfituar nga qytetarët, për shkak të kostove shumë të larta të udhëtimit dhe burokracive.

Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të kontribuojnë dhe investojnë në Shqipëri“, u shpreh Meta.

Tags: MetapagaPartia e Lirisë

TË LIDHURA

Kushtetuesja i jep të drejt PD-së: Rritja e numrit të Komisioneve antikushtetuese
Aktualitet

Kushtetuesja i jep të drejt PD-së: Rritja e numrit të Komisioneve antikushtetuese

15:59 | 23/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Përfundon mbledhja e Këshillit të MANDATEVE për BALLUKU-n, PS del me vendim
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Përfundon mbledhja e Këshillit të MANDATEVE për BALLUKU-n, PS del me vendim

15:36 | 23/02/2026
Balla: Nuk ishim dakord me propozimin e PD për dhënien e autorizimit
Aktualitet

Balla: Nuk ishim dakord me propozimin e PD për dhënien e autorizimit

15:26 | 23/02/2026
Next Post
Kreu i PD-së në Librazhd: Kam qenë 2 javë në spital me brinjë të thyera nga “Ilir Meta”

Kreu i PD-së në Librazhd: Kam qenë 2 javë në spital me brinjë të thyera nga “Ilir Meta”

L*fta në Ukrainë: Kievi vendos për ndërprerje më të gjata të energjisë pas sulmeve ajrore

L*fta në Ukrainë: Kievi vendos për ndërprerje më të gjata të energjisë pas sulmeve ajrore

Rama në Dibër: Më thonë pse bërtet Erion Braçe?! Po s’bërtiti ai, s’e kap kamera

Rama në Dibër: Më thonë pse bërtet Erion Braçe?! Po s’bërtiti ai, s’e kap kamera







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja i jep të drejt PD-së: Rritja e numrit të Komisioneve antikushtetuese
Aktualitet

Kushtetuesja i jep të drejt PD-së: Rritja e numrit të Komisioneve antikushtetuese

by mirseda
15:59 | 23/02/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare, duke...

LAJMI I FUNDIT/ Përfundon mbledhja e Këshillit të MANDATEVE për BALLUKU-n, PS del me vendim

LAJMI I FUNDIT/ Përfundon mbledhja e Këshillit të MANDATEVE për BALLUKU-n, PS del me vendim

15:36 | 23/02/2026
Balla: Nuk ishim dakord me propozimin e PD për dhënien e autorizimit

Balla: Nuk ishim dakord me propozimin e PD për dhënien e autorizimit

15:26 | 23/02/2026
Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë

Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë

15:07 | 23/02/2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

15:05 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com