Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Meta jep alarmin: 41,5% e popullsisë jeton me më pak se 5,5 USD në ditë

5 vjet ago
in Ekonomi, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke iu referuar raporteve të organizatave të huaja prestigjoze, thotë se Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike.

Meta shprehet se pandemia mbylli me mijëra biznese, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Sipas tij, tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Për kreun e shtetit, është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze.

Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga – 8% në -9% për vitin 2020.

Edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me mijëra biznese janë mbyllur, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Dërgesat nga diaspora janë ulur ndjeshëm duke ndikuar në një rënie drastike të të ardhurave të familjeve më në nevojë, që reflektohen në uljen e konsumit.

Tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit, ku konkretisht kjo përqindje rezulton:

në Maqedoninë e Veriut 23.3 %,

në Kosovë 22,9%,

në Malin e Zi 20,4%

në Serbi 18,9%.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.

Varfëria është dhunim flagrant i të drejtave të njeriut, ndaj lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni në radhë të parë është luftë për të garantuar dinjitetin e çdo qytetari dhe drejtësinë sociale, aq të domosdoshme, që meriton një shoqëri si e jona, për t’u zhvilluar sipas standardeve europiane.

Varfëria nuk zgjidhet as me propagandë, as me statistika nga televizori, as me një thes miell, as me nxitjen e fenomeneve kriminale si kanabisi, që dihet se çfarë dëmesh dhe pasojash tepër të rënda sociale kanë shkaktuar.

Është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.

Çdo i varfër në Shqipëri dhe çdo qytetar i ndershëm, më shumë se për solidaritet ka nevojë sot t’i dëgjohet zëri i tij.

Ndaj është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar.

Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit.

ZËRI I POPULLIT, ZËRI I ZOTIT!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON !

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/270442037525334/

Tags: ilir metashqiperivarferi

TË LIDHURA

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Aktualitet

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

10:07 | 29/01/2026
Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë
Aktualitet

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve
Aktualitet

Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

09:43 | 29/01/2026
Next Post
‘I dhashë tokën, s’më dha lekët’/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau Niko Goron

'I dhashë tokën, s'më dha lekët'/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau Niko Goron

“Nuk është firma ime”/ Kandidati i BD-së për Kavajën nxjerr blof Patozin

Patozi: Stanjacioni i Ramës e rotacioni i Bashës s'janë zgjidhje për Shqipërinë

“E la protestën e Astirit për një makinë luksoze”, Veliaj i nxjerr ‘të palarat’ Bashës

Veliaj: SPAK të hetojë Bashën, PD është kthyer në një bandë që vë gjoba







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Aktualitet

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

by mirseda
10:07 | 29/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe...

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

09:43 | 29/01/2026
Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

09:37 | 29/01/2026
Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë

Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë

09:31 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com