Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta i shqetësuar për krizën ekonomike: Ulni çmimet e rrisni rrogat dhe pensionet

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta i shqetësuar për krizën ekonomike: Ulni çmimet e rrisni rrogat dhe pensionet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë plan masash në ndihmë të qytetarëve, duke marrë shkas nga rritja e çmimeve. Ish-presidenti ka dalë me një thirrje, duke kërkuar uljen e çmimeve, rritjen e rrogave e pensioneve dhe mbështetje financiare ndaj çdo qytetari.

Meta shprehet me anë të një postimi në rrjetet sociale se vendi ynë ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane, krahasuar edhe me vendet e rajonit. Por sipas tij, Qeveria në vend të ndihmës ekonomike, vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.

Ai e mbyll mesazhin duke thënë në shenjë këmbane alarmi se angazhimi më i madh i forcës që ai drejton është revolucioni antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’ua kthejë shqiptarëve.

Ja se çfarë shkruan Meta

ULNI ÇMIMET!

RRITNI RROGAT DHE PENSIONET!

MBËSHTETNI FINANCIARISHT ÇDO QYTETAR!

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë.

NUK GJEN DOT NJË MALL DHE AS MERR DOT NJË SHËRBIM, QË SOT NUK ËSHTË SHTRENJTUAR, 2 DERI NË 5 FISH!

POR NDIHMA EKONOMIKE NGA QEVERIA ËSHTË ZERO!

Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve!

Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media:

Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit;

Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak;

Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%;

Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj;

Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €;

Hollanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%.

Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024.

Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë.

Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë!

Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!

 

Tags: MetaPartia e Lirisëpensionetrrogat

TË LIDHURA

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave
Politikë

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

19:20 | 06/12/2025
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Kryesore

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

18:45 | 06/12/2025
Next Post
Gjigandi rus energjetik Gazprom ndërpret gazin në Letoni

Gjigandi rus energjetik Gazprom ndërpret gazin në Letoni

SHBA: Nji tentativë me përmbysë demokracinë: Faktori Trump!

SHBA: Nji tentativë me përmbysë demokracinë: Faktori Trump!

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën i shqetësuar për një destabilizim të mundshëm të vendit

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën i shqetësuar për një destabilizim të mundshëm të vendit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

by mirseda
19:30 | 06/12/2025
0

FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si...

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

19:20 | 06/12/2025
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

18:45 | 06/12/2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:34 | 06/12/2025
Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

17:57 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com