Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistit të Kombëtares

6 vjet ago
in Shqipëria, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistit të Kombëtares

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi ditën e sotme në një ceremoni të veçantë, ish-futbollistin e shquar të Ekipit Kombëtar shqiptar dhe të “Dinamo-s”, Mujo Targaj, me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Në prani të shumë personaliteteve sportive, të kolegëve dhe trajnerëve, Presidenti Meta i dorëzoi ish-kapitenit legjendar të ekipit kryeqytetas të futbollit të viteve 1980-të, titullin e lartë me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në futboll, si një nga kapitenët më të spikatur të ‘Dinamos’ dhe Ekipit Kombëtar. Gjithmonë shembull i korrektësisë dhe etikës në fushën e blertë”.


Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Republikës theksoi se Mujo Targaj është një nga personalitetet e sportit për të cilin ka pasur një adhurim të pakufishëm, si të gjithë sportdashësit shqiptarë, pa dallim preference të ndonjë ekipi.

“Së pari do të falënderoja në mënyrë të veçantë familjen e Mujos, e cila i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për të qenë ai që ne e nderojmë dhe e adhurojmë sot. Çfarë mund të ëndërronte më shumë një fëmijë nga Tepelena, ku nuk kishte fushë futbolli dhe që bënte çdo ditë bënte 7-8 kilometra për të luajtur futboll në Memaliaj, fshehurazi babait të tij, që pak vite më vonë t’i bashkohej Dinamos së famshme të Iljaz Çeços dhe të bëhej kampion në një moshë mjaft të re, 17-18-vjeçare. Apo të ishte titullar në një Dinamo tjetër shumë të madhe të Përnaskës, Zërit e Ballgjinit e të linte prapa një trashëgimi, për një Dinamo shumë të madhe, atë të Sulejman Demollarit!

Çfarë mund të arrinte më shumë një fëmijë nga Tepelena se sa të bëhej titullar dhe kapiten i Ekipit Kombëtar. Mujo Targaj është i qetë dhe nuk flet shumë, sepse i ka thënë të gjitha me punën dhe kontributin e tij të shkëlqyer, jo vetëm me Dinamon, ku ka qenë 5 herë kampion i vendit dhe 3 herë fitues i Kupës së Republikës, por edhe me Ekipin Kombëtar. Aq më tepër t’i shënonte gol kampionit të botës, Shumakerit të frikshëm dhe në këtë mënyrë të hapte portën e golave të tjerë të Shqipërisë kundër Gjermanisë së madhe”, tha Meta.

Ndaj, shtoi ai, të gjithë ne jemi këtu për të nderuar pasionin, këmbënguljen, profesionalizmin edhe atdhedashurinë e Mujo Targajt përgjatë gjithë asaj karriere të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme.

Tags: futbollistMetaMjeshter i Madhtitull

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions
Sport

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Next Post
Akademikët në protestë: Duam Gjinushin, duam Gjinushin

Akademikët në protestë: Duam Gjinushin, duam Gjinushin

Manjani: Të fala drejtësisë e gjithë shtetit ligjor, rrump*llë politike

Manjani: Të fala drejtësisë e gjithë shtetit ligjor, rrump*llë politike

Dha dorëheqjen! Ramush Haradinaj i përlotur dhe me emocione tregon arsyet

Dha dorëheqjen! Ramush Haradinaj i përlotur dhe me emocione tregon arsyet

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com