Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e mbajtur pas marrjes së detyrës së Presidentit, në ambientet e institucionit që ai drejton i uroj shqiptarët me një urim që bëri Papa Françesku. Meta tha se dhe ai do të uronte si Papa për më shumë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet.
Meta: Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet.
Gjithashtu, Meta ka vlerësuar paraardhësin e tij Bujar Nishani si president me qëndrim të ekuilibruar institucional dhe njerëzor.
Meta: Një vlerësim të veçantë kam për Presidentin Nishani, për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar institucional dhe njerëzor, me të cilin kam pasur kënaqësinë, të bashkëpunoj edhe si kryetar i Kuvendit.
Shteti shqiptar në 105 vite të ekzistencës së tij, ka mbi vete peshën e një ekzistence të lashtë. Lavdia e përbotshme e Skënderbeut, urtësia e Ismail Qemalit, mendimi vizionar i Sami Frashrit, humanizmit i Nënë Terezës janë arsye krenarie dhe reflektimi të thellë dhe të vazhdueshëm.