Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta-Engel: S’ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta-Engel: S’ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel. Meta mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e përurimit, Presidenti Meta vuri në dukje se: “Të gjithë urojmë shtetin e Kosovës për ditëlindjen në 17 shkurt.

Unë e kam shumë përzemër këtë datë, për shkak se më 16 shkurt kam ditëlindjen e vajzës. Këtë 17 shkurt, unë e urova Kosovën duke bërë një postim në rrjetet sociale me një foton time në zyrën e Kongresmenit Engel me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në sfond. Sepse sa herë që ne shkojmë në zyrën e tij, gjithmonë do të takojmë Shqipërinë, Kosovën, dhe historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. U shpreh mirënjohjen më të madhe bashkive të Tropojës dhe të Gjakovës që i kanë vendosur kësaj rruge emrin e Eliot Engelit, por unë jam i sigurt që emri i tij është i gdhendur në çdo zemër shqiptare që rreh shqip këtu në Malësinë e Gjakovës, në Nju-Jork, në Shqipëri, në Kosovë e në të gjitha trojet tona e kudo në botë.

Kudo, në të gjithë botën e kam ndjerë kujdesin e përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës. Sot, në praninë e tij dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë.

Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimit botëror ku edhe ne bëjmë pjesë.

Prandaj i dashur Kongresmeni Engel, ju faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë dhe për gjithçka që ju do të vazhdoni të bëni. Ju uroj shëndet! Zoti t’ju japë fuqi, sepse nga zyra juaj dhe nga dritarja juaj në Uashington shikohen aq qartë dhe aq pastër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që unë jam i bindur se ne do t’i forcojmë akoma edhe më tej”.

Kongresmeni Engel pasi u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” për kontributin historik dhënë për miqësinë shqiptaro-amerikane dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, dhe falënderoi Presidentin Meta, vuri në dukje se: “Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë. Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë”.

Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Republikës së bashku me Kongresmenin Engel vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit, në prani të personaliteteve të ftuar dhe drejtuesve të pushtetit vendor.

Tags: aleanceboteEngelilir meta

TË LIDHURA

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat
Kryesore

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat

18:50 | 12/12/2025
Next Post
Rama në Samitin në Poznan/ “Kokë më kokë” me kryeministrin e Francës

Rama në Samitin në Poznan/ “Kokë më kokë” me kryeministrin e Francës

Berisha bie viktimë e lajmeve të rreme (foto)

Berisha nxjerr denoncimin: Të afërmit e mi u kërcënuan, zgjedhjet i vëzhgonte Suel Çela

Sherr mes dy shqiptarëve për një grua, plagoset biznesmeni

Tentuan të grabisnin vilën, si u arrestuan 3 shqiptarët në Itali







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

by mirseda
20:35 | 12/12/2025
0

Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot. Lajmi është...

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com