Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, i ka kërkuar Parlamentit që të presë opinionin e Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i është drejtuar Komisionit të Venecias. Në reagimin e tij, Varhelyi është shprehur se Kuvendi duhet të presë mendimin e Komisionit të Venecias.
“Shqipëria kodi zgjedhor: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare, mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit, për të marrë parasysh këto këshilla. Presim zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan zyrtari i lartë i BE.