Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta dekreton dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta dekreton dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit, si gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Së bashku me këto 2 emërime të reja, Gjykata e Lartë nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së. Ky është një tjetër hap pozitiv drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë. Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto emërime të reja, Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në datën 10 qershor 2022, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, znj.Margarita Buhali dhe z.Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti Meta, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, dhe:

Me Dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022, ka vendosur që znj.Margarita Buhali të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;

Me Dekretin nr. 13698, datë 14.06.2022, ka vendosur që, z.Enton Dhimitri të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Së bashku me këto 2 (dy) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ky është një tjetër hap pozitiv drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë.

Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit”, njofton Presidenca.

 

Tags: gjykata e lartegjyqtareMeta

TË LIDHURA

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë
Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

10:08 | 10/02/2026
Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë
Aktualitet

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

09:34 | 10/02/2026
Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!
Aktualitet

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
Next Post
Rama “zemërthyer” nga pasojat shkatërrimtare në Ukrainë

Rama "zemërthyer" nga pasojat shkatërrimtare në Ukrainë

Çuçi: Shqipëria vend model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm

Çuçi: Shqipëria vend model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me a*më të rënda

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me a*më të rënda







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë
Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

by mirseda
10:08 | 10/02/2026
0

Dy pasuri pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të shtetasve Pajtim Braçaj dhe Gjino (Shkëlqim)...

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

10:06 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:46 | 10/02/2026
Zbulohet DATA, Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Zbulohet DATA, Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

09:42 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com