Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete kineze

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete kineze

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi, gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, zotit Wang Hongqi me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shumanshme në fushën e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë; njohës i shquar i çështjes shqiptare përgjatë zhvillimit të saj, duke shërbyer si urë për komunikimin e vlerave të dy popujve tek njëri-tjetri. Publicist, përkthyes, autor librash me karakter shqyrtimi për ngjarje e personalitete të botës shqiptare”.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, zotin Zheng Enbo me motivacionin: “Në vlerësim për veprimtarinë si albanolog kinez për më shumë se gjysmë shekulli, me përkushtim të përhershëm ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar; promovues i letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare; profesor, studiues, publicist në dobi të pasqyrimit të Shqipërisë në Kinë e në botë”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Meta u shpreh: “Është kënaqësi e veçantë të nderoj sot me titullin ‘Naim Frashëri’ dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi. Këto dekorime marrin një vlerë më të madhe, sepse bëhen në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, marrëdhënie që kanë qenë tradicionalisht të forta.

Jam i bindur që aktivitete si nderimi reciprok i figurave më të spikatura me kontribute të shënuara në bashkëpunimin shqiptaro-kinez do të vazhdojnë të ruajnë dhe thellojnë më tej marrëdhëniet tona miqësore tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë, do të nxisin shkëmbimet ndërshtetërore, ekonomike, kulturore e njerëzore mes dy popujve, duke ju shërbyer interesave të përbashkëta të dy vendeve tona. Kontributi i dy personaliteteve të shquara kineze që nderojmë sot, në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve tanë është shumë i madh.

Profesor Zheng Enbo është një albanolog, përkthyes dhe studiues i letërsisë shqipe. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka botuar qindra reportazhe letrare dhe artikuj mbi Shqipërinë dhe më tej është marrë me studimin e letërsisë shqiptare pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës. Edhe në vazhdimësi profesor Enbo ka vazhduar të punojë pareshtur për përhapjen e kulturës dhe letërsisë shqiptare në Kinë.

Dëshiroj të përmend vetëm disa nga botimet kryesore të profesorit si “Historia e letërsisë shqiptare”, “Ndjenjat e mia për Shqipërinë”, “Antologjia e poezisë klasike shqipe” etj. Ndërkohë që përkthimet e profesorit përfshijnë vepra të korifejve të letërsisë shqipe Dritëro Agolli e Ismail Kadare si “Nënë Shqipëri”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Njeriu me top”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, etj.

Profesor Enbos i jemi mirënjohës edhe për shkrimin e 87 teksteve për shkrimtarët tanë dhe për letërsinë shqipe në “Enciklopedinë e letërsisë botërore të shekullit të XX” të botuar në vitin 1998 në Kinë. Shkrimtarët tanë si Andon Zako Çajupi, Ndre Mjeda, Migjeni, Fan Noli, Petro Marko, Lasgush Poradeci, Gaqo Bushaka, Ismail Kadare e shumë të tjerë janë të pranishëm në këtë Enciklopedi falë punës së jashtëzakonshme të profesorit.

Njëkohësisht, edhe z. Hongqi, që nderojmë sot, ka një kontribut të veçantë si gazetar, si albanolog dhe studiues i lartë i çështjeve shqiptare, me një karrierë të gjatë rreth 22-vjeçare si gazetar i agjencisë ‘Xinhua’ në Tiranë. Veprat e tij “Jeta ime në vendin e Shqiponjës” apo “Rruga e rilindjes së Shqipërisë” përshkruajnë historinë dhe gjendjen shoqërore prej gati gjysmë shekulli të Shqipërisë duke zbuluar të vërteta të panjohura në marrëdhëniet kino-shqiptare të asaj periudhe. Z. Honqi është një nga kontribuuesit e rëndësishëm të ruajtjes së urave të miqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës.

Ndërkohë që dëshiroj ta falënderoj z. Hongqi për një vepër shumë të rëndësishme që do të dali së shpejti “Biografia për dhjetë shqiptarë të shquar” ku ka përfshirë personalitete të kombit tonë nga Skënderbeu tek Nënë Tereza. Unë uroj që të dy studiuesit që nderojmë sot të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera të japin kontributin e tyre të shquar në njohjen e popullit shqiptar dhe historisë së tij në Kinë, veçanërisht në brezat e rinj kinezë, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë. Ju faleminderit!”

Tags: dekoronMetaNaim Frashëripersonalitete

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
E filluan nga zeroja, u bënë milionerë…

E filluan nga zeroja, u bënë milionerë...

Ish-prokurorët e skandalit Watergate: Pse Donald Trump duhet të shkarkohet nga detyra

Ish-prokurorët e skandalit Watergate: Pse Donald Trump duhet të shkarkohet nga detyra

Evitoni këtë aks rrugor gjatë natës për një javë, Policia thirrje qytetarëve

Evitoni këtë aks rrugor gjatë natës për një javë, Policia thirrje qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com