Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionerin e BE-së për Çështjet e Brendshme, z.Dimitris Avramopoulos.
Ky i fundit i shprehu Presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile europiane për të ndihmuar Shqipërinë.
Meta e falenderoi Komisionerin Avramopoulos për solidaritetin dhe përpjekjet e tij për të sensibilizuar Komisionin Europian për të aktivizuar menjëherë ndihmat humanitare për Shqipërinë.