Mesut Ozil iu ka kushtuar kohë ndjekësve në Twitter, të cilëve u ka bërë një rrëfim të sinqertë. Turko-gjermani që luan për Arsenalin ka zgjedhur Lionel Messin si kundërshtarin më të talentuar me të cilin është përballur, ndërsa si shokun më të mirë të skuadrës që ka pasur, Cristao Ronaldon.
Mateo Guenduzin shihet nga Ozil si futbollisti më i talentuar nga të rinjtë e Arsenalit. Po ashtu Ozil ka komentuar edhe marrëdhëniet e tij të prishura me kombëtaren gjermane, si dhe ka prekur tema të tjera për Arsen Wenger dhe krizën që po kalon Real Madridi.
Sa ndikim ka pasur Arsen Wenger në karrierën tuaj?
Më ka mbrojtur dhe mbështetur në mënyrën më të mirë të mundshme. I jam shumë mirënjohës dhe shpresoj ta shoh në stolin e një klubi shumë shpejt.
Pas asaj që ndodhi dhe tërheqjes suaj nga kombëtarja, vazhdoni ta mbështesni Gjermaninë?
Unë e kam mbështetur gjithnjë kombëtaren që prej fëmijërisë dhe kam ende shumë shokë që luajnë atje. Sigurisht që do ta bëj.
Do e konsideronit një transferim në Turqi, në vitet e ardhshme?
Pyetje e vështirë, por do të thosha kurrë mos thuaj kurrë.
Nëse do ishit FIFA, çfarë rregulli do të ndryshonit në futboll?
Do hiqja pozicionin jashtë loje.
Cili është talenti më i mirë në skuadrën e Arsenalit?
Mateo Guenduzi, lojtar i shkëlqyer!
Lojtari më i mirë, me të cilin keni luajtur dhe më i forti që keni pasur përballë?
Cristiano Ronaldo është shoku më i fortë i skuadrës, me të cilin kam luajtur, ndërsa Lionel Mesi, lojtari më i talentuar që kam pasur kundërshtar.
Stadiumi juaj i preferuar?
Santiago Bernabeu.
Çfarë mendoni për krizën aktuale të Realit të Madridit?
Situatë e vështirë për momentin, por unë jam i sigurt se ata do të rikthehen shumë shpejt.