“Ka akoma edhe 3 vite kontratë, është shumë i lumtur këtu dhe ka një të tashme shumë të rëndësishme këtu tek Interi. Është kapiteni dhe do të qëndrojë këtu. Nëse më duhet të jap një vlerësim si menaxhere, e përsëris që për mua, për momentin, është numri 9 më i mirë në botë”.
Wanda Nara-s, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas e ftuar në një emision në Sport Mediaset flet për jetën e saj familjare, po ashtu tregon një histori shumë të dhimbshme, ku është ndarë nga jeta gjyshi i saj.
“Më pëlqejnë shumë fëmijët, do isha e gatshme të lindja fëmijën e 6, por nëse do të ndodhte, Mauro do të më linte mua dhe të gjithë familjen – shaka e biondes argjentinase -. Ai donte vetëm Franceska-n, më pas e binda dhe ka ardhur edhe Isabella.
Nuk donte një djalë, sepse mendonte se mbi një mashkull mbiemri Icardi mund ti krijojë shumë probleme, shumë pritshmëri. Që kur e njoh më ka thënë gjithmonë që do të donte një vajzë, por tashmë ka thënë mjaft. Do që të kënaqet me fëmijët, dhe ka një durim që unë nuk e kam”.
Mbi marrëdhëniet dhe ngjarjet gjyqësore me ish-burrin e saj, Maxi Lopez: “Marrëdhëniet janë të mira, tashmë po luan në Brazil. Është shumë larg fizikisht me fëmijët, por gjithmonë i telefon dhe me teknologjinë e sotshme mund të jesh shumë afër fëmijëve.
Unë nuk do të mund të qëndroja larg fëmijëve të mi, por me këtë lloj pune nuk ka zgjedhje tjetër. Kur të duhet të ndahesh, jo gjithmonë është një marrëdhënie e mirë. Por të dy ne, kërkojmë më të mirën për fëmijët që është e vetmja gjë që na intereson”.
Më pas ajo flet për momentin më të vështir që ka kaluar në jetë: “Gjyshi im vdiq në Genoa, pikërisht në ditën kur erdhi në shtëpinë time për të takuar familjen: ishte një gjë e tmerrshme. Donte që të vinte në Itali sepse prindërit e tij ishin italianë dhe donte të njihte Benedicto-n. Kur erdhi në shtëpi, përgatita drekën për të, më pas shkoi për të fjetur, por nuk u zgjua më.
Ishte e tmerrshme që të telefonoja familjen time në Argjentinë, ti thoja gjyshes sime që kishte jetuar 40 vjet me të, ishte e tmerrshme edhe për fëmijët e mi që e prisnin të takonin gjyshin e tyre prej muajsh”.