Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mësuesit, 6 mijë kandidatë për 1400 vende të lira. Kur bëhet testimi

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mësuesit, 6 mijë kandidatë për 1400 vende të lira. Kur bëhet testimi

Nga 7200 mësues që u futën në garën për t’u punësuar këtë vit shkollor, kanë arritur ta përfundojnë aplikimin më pak se gjashtë mijë prej tyre, duke u bërë kështu kandidatë potencialë për të zënë një nga vendet vakante në mësuesi, që hapen këtë vit shkollor. Portali “Mësues për Shqipërinë” ka mbyllur regjistrimet, duke numëruar 5953 mësues që konkurrojnë për punë. Por jo të gjithë do të jenë pjesë e testimit që do të zhvillohet përgjatë këtij muaji dhe në fillim të gushtit.

Dhe sigurisht, jo të gjithë kandidatët do të arrijnë të punësohen përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, çdo vit krijohen afro 1400 vende vakante në mësuesi. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata dhe afatshkurtra, që krijohen si pasojë e daljes në pension të mësuesve që kanë plotësuar vitet e punës si dhe atyre që marrin leje lindjeje apo mjekësore. Raporti është përafërsisht 1 me 4, çka nënkupton se mundësinë për t’u futur në punë përmes portalit do ta ketë më pak se çereku i më të mirëve.

Por duhet nënvizuar që në shifrën totale të vendeve vakante, MAS nuk bën publike vendet e punës që mbyllen për shkak të mosplotësimit të orëve mësimore. Në këtë pikë, Sindikata e Arsimit vijon të këmbëngulë që ministria duhet t’ua ofrojë vendet e reja të punës fillimisht mësuesve në sistem që rrezikojnë të dalin të papunë për shkak të reduktimit të orëve.

VENDET E LIRA

Portali i sivjetmë “Mësues për Shqipërinë” nuk do të shërbejë vetëm për mbledhjen e aplikimeve, por do të luajë rolin kyç deri në punësimin e mësuesve. Me shkrirjen e drejtorive arsimore, punësimi i arsimtarëve më të mirë i është besuar Rrjetit Akademik Shqiptar, që menaxhon të dhënat e mësuesve në portal. Zyrat e reja arsimore të katër drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar janë të detyruara të shpallin vendet vakante në portal. Për çdo vend të lirë pune, njoftimi do t’i shkojë direkt në e-mail më të mirit të renditur në listën për punësimet.

Pra, bëhet fjalë për një proces automatik kompjuterik, pa ndërhyrjen e drejtorëve të shkollave a DAReve, që në jo pak herë kanë bërë pazare. Sipas udhëzimit të ri për punësimet dhe emërimet, mundësitë që mësuesi më i mirë të refuzojë ofertat nuk do të jenë të kufizuara deri në tri herë, por pafundësisht. Mosparaqitja e tij 24 orë pas njoftimit në shkollën ku njoftohet se është hapur vendi për të, merret si refuzim. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është kontrata e punës. Ministria e Arsimit ka hequr periudhën 1-vjeçare të provës, pasi nuk e ka parë të arsyeshme që më të mirët, pas gjithë filtrave që kalojnë për ta gjetur atë vend pune, të kalojnë edhe një sitë të re.

Tags: kandidatemesuestestimvende

TË LIDHURA

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

19:30 | 31/10/2025
Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.
Aktualitet

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese
Politikë

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Next Post
Kryebashkiakët e PD-së nuk lirojnë zyrat/ Kapllanaj: Gati për zgjedhje më 13 tetor

Kryebashkiakët e PD-së nuk lirojnë zyrat/ Kapllanaj: Gati për zgjedhje më 13 tetor

Miratohet “paketa anti-shpifje” për mediat online

Miratohet “paketa anti-shpifje” për mediat online

Opozita nuk ka ndërmend të ndalet, ja kur do protestohet sërish

Opozita nuk ka ndërmend të ndalet, ja kur do protestohet sërish







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

by mirseda
19:30 | 31/10/2025
0

Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë...

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com